Surja 98
البينة
Al-Bayyina
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ لَمْ يَكُنِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ وَٱلْمُشْرِكِينَ مُنفَكِّينَ حَتَّىٰ تَأْتِيَهُمُ ٱلْبَيِّنَةُ١ Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,Nuk u larguan nga feja e tyre – mohuesit, që ishin nga idhtarët e Librit, si dhe paganët, deri sa ju erdhi argumenti i qartë:Ata të cilët mohuan, nga pasues të librit dhe politeistët, nuk largoheshin deri kur u erdh argumenti i qartë. 2 رَسُولٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ يَتْلُوا۟ صُحُفًۭا مُّطَهَّرَةًۭ٢ I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,Pejgamberi nga Perëndia, i cili lexon broshurat e pastra (nga gabimet),Një Profet nga All-llahu i cili lexon broshura të pastërta, 3 فِيهَا كُتُبٌۭ قَيِّمَةٌۭ٣ Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.në të cilat ka kapituj me dispozita të çmueshme.Ku ka norma të drejta e stabile, 4 وَمَا تَفَرَّقَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُمُ ٱلْبَيِّنَةُ٤ Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.E u ndanë (nuk u pajtuan) ata që patën Librin, vetëm atëherë kur u erdhi argumenti i qartë,Dhe ata të cilëve u qe dhënë Libri nuk u ndanë dei atëherë kur u erdh argumenti i qartë, 5 وَمَآ أُمِرُوٓا۟ إِلَّا لِيَعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ حُنَفَآءَ وَيُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ ٱلْقَيِّمَةِ٥ E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Perëndisë, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë, me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë, edhe të kryejnë të falurit, edh të japin zeqatin, e ajo është fe stabile. 6 إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ وَٱلْمُشْرِكِينَ فِى نَارِ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَآ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمْ شَرُّ ٱلْبَرِيَّةِ٦ S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tilët janë krijesa më e dëmshme.Ata që nuk besojnë, si ata që patën Libër ashtu edhe paganët, ata, me siguri do të gjenden në zjarrin e skëterrës, në te do të mbeten përherë, ata janë krijesat më të këqia.Ata të cilët nuk besojnë nga ithtarët e librit edhe politeistët, do të jenë, me siguri në zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata janë krijesa më të këqia, 7 إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمْ خَيْرُ ٱلْبَرِيَّةِ٧ Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.E, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – ata janë krijesat më të mira,Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ata janë, njëmend, krijesat më të mira. 8 جَزَآؤُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتُ عَدْنٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۖ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا۟ عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِىَ رَبَّهُۥ٨ Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur frikën Zotit të vet.shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë kopshtet (xhennetet) e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt ku do të banojnë përherë dhe përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, si dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është dhuratë për ata që i druajnë Zotit të vet.Shpërblimi i tyre, te Zoti i tyre, janë xhennete të Adënit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj, ku do të mbesin të banojnë përgjithmonë. All-llahu do të jetë i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Te. Ajo është për ata i cili ka pasur droje nga Zoti i vet.