Surja 71

نوح

Nooh

Mekase 28 ajete

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِنَّآ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦٓ أَنْ أَنذِرْ قَوْمَكَ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ١ Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij: “Paralajmëro popullin tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm!”Ne e kemi dërguar Nuhin te populli i vet: “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm”! 2 قَالَ يَٰقَوْمِ إِنِّى لَكُمْ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌ٢ Ai tha: “O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë.Ai tha: “O populli im, unë, me të vërtetë, jam për ju paralajmërues i qartë;“O populli im – u tha ai – unë ju tërheq vërejtjen haptazi, 3 أَنِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ٣ Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.që t’i luteni Perëndisë dhe t’i ruheni (kundërshtimit) të Atij dhe që të më dëgjoni mua,Adhurone All-llahun, edhe frikësohuni prej Atij, edhe më dëgjoni mua! 4 يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرْكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّى ۚ إِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ إِذَا جَآءَ لَا يُؤَخَّرُ ۖ لَوْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ٤ Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.Ai ju falë mëkatet tuaja dhe do t’ju lërë të jetoni deri në çastin e caktuar, e kur t’ju vije çasti i caktuar i Perëndisë, me të vërtetë, ai nuk shtyhet; ta dini ju”.Do t’ju falë mëkatet dhe do t’ju lërë në jetë deri në momentin e caktuar, por kur të vijë momenti i caktuar i All-llahut, ta dini se nuk ka vonim”. 5 قَالَ رَبِّ إِنِّى دَعَوْتُ قَوْمِى لَيْلًۭا وَنَهَارًۭا٥ Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.Ai tha: “O Zoti im, unë, me te vërtetë, e thirra popullin tim natë e ditë,“O Zoti im, - tha, - unë kamë thirrur popullin tim natë e ditë, 6 فَلَمْ يَزِدْهُمْ دُعَآءِىٓ إِلَّا فِرَارًۭا٦ Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.por thirrja ime (nuk solli dobi, por) shkaktoi largim edhe më të madh.Por thirrja ime edhe më tepër i largonte, 7 وَإِنِّى كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوٓا۟ أَصَٰبِعَهُمْ فِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَٱسْتَغْشَوْا۟ ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا۟ وَٱسْتَكْبَرُوا۟ ٱسْتِكْبَارًۭا٧ Dhe sa herë që unë i thirritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.E, sa herë që i thërrita (unë) ata (në punë të mbarë), për t’i falur Ti, ata i shtinin gishtërinjtë në veshët e tyre dhe mbuloheshin me petkat e tyre (për të mos më parë) – ishin këmbëngulës dhe shumë mendjemëdhenj.Dhe sa herë që i kam thirrur për t’i falur Ti, fusnin gishtat në vesh dhe mbuloheshin me teshat e tyre; Ishin tepër këmbëngulës dhe mendjemëdhenj të fortë. 8 ثُمَّ إِنِّى دَعَوْتُهُمْ جِهَارًۭا٨ Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.Pastaj, i thirra haptazi (me zë edhe më të lartë),Pastaj unë i kam thirrur haptazi,
9 ثُمَّ إِنِّىٓ أَعْلَنتُ لَهُمْ وَأَسْرَرْتُ لَهُمْ إِسْرَارًۭا٩ Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”.e mandej ua shpalla publikisht atë, si dhe në besim u përshpërita (i thirra në të gjitha format).E pastaj u kam shpallur haptazi, edhe fshehurazi me të madhe, 10 فَقُلْتُ ٱسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّكُمْ إِنَّهُۥ كَانَ غَفَّارًۭا١٠ Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Perëndia i jua, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh;U kamë thënë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vërtetë, fal shumë. 11 يُرْسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًۭا١١ Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm,Ai do t’ju dërgojë shi të mjaftueshëm. 12 وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَٰلٍۢ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّٰتٍۢ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَٰرًۭا١٢ Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshtije dhe për ju do të krijojë lumenj.Dhe ua shton pasurinë e djemtë, dhe do t’ju bëjë kopshte edhe lumenj. 13 مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَارًۭا١٣ ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?Përse nuk i frikoheni madhërisë së Perëndisë,Ç’është me ju që nuk shpresoni në fuqinë e All-llahut? 14 وَقَدْ خَلَقَكُمْ أَطْوَارًا١٤ Kur Ai ju krijoi në disa etapa.e, Ai ju ka krijuar me forma (faza) të ndryshme?!Kurse Ai ju krijon shkallë-shkallë; 15 أَلَمْ تَرَوْا۟ كَيْفَ خَلَقَ ٱللَّهُ سَبْعَ سَمَٰوَٰتٍۢ طِبَاقًۭا١٥ A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).A nuk po shihni se si Perëndia i ka krijuar shtatë qiejt – palë-palë (kat-kat),A nuk shihni si i ka krijuar All-llahu shtatë qiej në kate 16 وَجَعَلَ ٱلْقَمَرَ فِيهِنَّ نُورًۭا وَجَعَلَ ٱلشَّمْسَ سِرَاجًۭا١٦ Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener (ndriçues)?Dhe në ta, hanës i ka dhënë dritë, kurse Diellin e ka bërë dritëdhënës?
17 وَٱللَّهُ أَنۢبَتَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ نَبَاتًۭا١٧ Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.Perëndia ju ka krijuar nga toka (dheu), ashtu si bimët,All-llahu ju krijon nga dheu sikur bimët, 18 ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًۭا١٨ Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.pastaj ju kthen te ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë.Pastaj në të ju kthen dhe pa dyshim do t’ju nxjerr përsëri. 19 وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ بِسَاطًۭا١٩ All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.Perëndia për ju Tokën e ka bërë shtrojë,All-llahu ua ka bërë tokën të rrafshët, 20 لِّتَسْلُكُوا۟ مِنْهَا سُبُلًۭا فِجَاجًۭا٢٠ Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera?”Që të ecni nëpër të, rrugëve të gjëra”. 21 قَالَ نُوحٌۭ رَّبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِى وَٱتَّبَعُوا۟ مَن لَّمْ يَزِدْهُ مَالُهُۥ وَوَلَدُهُۥٓ إِلَّا خَسَارًۭا٢١ Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, pos shkatërrimt,Nuhi tha: “O Zoti im, ata nuk më dëgjojnë dhe pasojnë atë, pasuria dhe fëmijët e të cilëve vetëm ua rrisin shkatërrimin, 22 وَمَكَرُوا۟ مَكْرًۭا كُبَّارًۭا٢٢ Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.dhe trilluan trillime të mëdha (kundër Nuhut)Dhe thurin kurtha të mëdha”, 23 وَقَالُوا۟ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّۭا وَلَا سُوَاعًۭا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًۭا٢٣ Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.dhe kanë thënë (populli i Nuhut): Mos i lini kurrsesi zotrat tuaja, mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukin, as Nesrin’!Dhe thonë: “Kurrsesi mos i lini zotërat tuaja, dhe assesi mos e lini Vedan as Suvazan; Jeguthin dhe Jukën e as Nesrën!” 24 وَقَدْ أَضَلُّوا۟ كَثِيرًۭا ۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا ضَلَٰلًۭا٢٤ Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.E, këta idhujë kanë mashtruar shumë (njerëz); e ti (keqbërësve), mos u smadho asgjë, përpos humbjes!”Dhe humbën shumë. Prandaj Ti mizorëve mos u jep tjetër send përveç humbjen.
25 مِّمَّا خَطِيٓـَٰٔتِهِمْ أُغْرِقُوا۟ فَأُدْخِلُوا۟ نَارًۭا فَلَمْ يَجِدُوا۟ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارًۭا٢٥ Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.Për shkak të mëkateve të tyre, ata janë përmbytur, e janë hedhur në zjarr dhe ata nuk kanë gjetur mbrojtës tjetër për vete, përveç Perëndisë.Dhe ata, për shkak të gabimeve të veta, u përmbytën dhe u hudhën në zjarrë, dhe për ata nuk do të ketë, përveç All-llahut, asnjë ndihmëtarë. 26 وَقَالَ نُوحٌۭ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى ٱلْأَرْضِ مِنَ ٱلْكَٰفِرِينَ دَيَّارًا٢٦ E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues,Dhe Nuhi tha: “Zoti im, mos le në tokë asnjë banor nga mosbesimtarët, 27 إِنَّكَ إِن تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا۟ عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوٓا۟ إِلَّا فَاجِرًۭا كَفَّارًۭا٢٧ Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë!Sepse nëse i le ata, robërit tuaj do t’i shpiejnë në humbje dhe do të lindin vetëm mëkatarë dhe mosbesimtarë! 28 رَّبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِىَ مُؤْمِنًۭا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا تَبَارًۢا٢٨ Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrimin!Zoti im, më fal mua edhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtrët e besimtaret, ndërsa mosbesimtarëve shtojau vetëm shkatërrimin!”