Surja 36
يس
Yaseen
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يسٓ١ Ja, Sinë!Jâ Sîn.Ja sin! 2 وَٱلْقُرْءَانِ ٱلْحَكِيمِ٢ Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.Pasha Kur’anin plotë dijeni,Pasha Kur’anin plotë urtësi, 3 إِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ٣ S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.me të vërtetë, ti (o Muhammed!) je pejgamber,Ti je, me të vërtetë, Profet 4 عَلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ٤ Je në një rrugë të drejtë.në rrugën e drejtë,Në rrugë të drejtë, 5 تَنزِيلَ ٱلْعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ٥ (Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.me shpalljen e të Plotëfuqishmit, Mëshiruesit,Me shpalljen e të Gjithfuqishmit dhe të Gjithmëshirshmit. 6 لِتُنذِرَ قَوْمًۭا مَّآ أُنذِرَ ءَابَآؤُهُمْ فَهُمْ غَٰفِلُونَ٦ Për t’ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.që ta paralajmërosh popullin – paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj (ata) kanë qenë të pakujdesshëm!Të thërrasësh një popull, të parët e të cilit nuk kanë qenë të thirrur, e ata janë indiferentë. 7 لَقَدْ حَقَّ ٱلْقَوْلُ عَلَىٰٓ أَكْثَرِهِمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ٧ Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.Me të vërtetë, u realizua Fjala (e dënimit) ndaj shumicës së tyre – e ata nuk besojnë.Ndaj shumicës sish është vërtetuar Fjala, por ata nuk besojnë. 8 إِنَّا جَعَلْنَا فِىٓ أَعْنَٰقِهِمْ أَغْلَٰلًۭا فَهِىَ إِلَى ٱلْأَذْقَانِ فَهُم مُّقْمَحُونَ٨ Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.Ne u vumë pranga në qafë, e ato u arrijnë deri në nënmjekërr, - andaj ata janë me kokë përpjetë,Ne në qafat e atyre kemi vënë vargoj që u vijnë deri në gushë, prandaj ata janë kokëlartë.
9 وَجَعَلْنَا مِنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ سَدًّۭا وَمِنْ خَلْفِهِمْ سَدًّۭا فَأَغْشَيْنَٰهُمْ فَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ٩ Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.dhe Ne, vumë perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin,Edhe përpara edhe pas atyre u kemi vendosur nga një pendë dhe u kemi vënë perde, prandaj ata nuk shohin. 10 وَسَوَآءٌ عَلَيْهِمْ ءَأَنذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنذِرْهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ١٠ Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.dhe për ata është njëlloj, i paralajmërove oe nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.Dhe për ata është krejt njëlloj, i qortove ti apo jo, ata nuk besojnë. 11 إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلذِّكْرَ وَخَشِىَ ٱلرَّحْمَٰنَ بِٱلْغَيْبِ ۖ فَبَشِّرْهُ بِمَغْفِرَةٍۢ وَأَجْرٍۢ كَرِيمٍ١١ Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.Me të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i druan Mëshiruesit dhe fshehtas (pa e parë); e sihariqoje atë duke ia falë mëkatet dhe duke i dhënë shpërblim të begatshëm!Ti do t’i thërrasësh (qortosh) vetëm ata që pasojnë Kur’anin dhe i frikësohen të mëshirshmit, pa e parë. Atë përgëzoje me falje dhe shpërblim fisnik. 12 إِنَّا نَحْنُ نُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا۟ وَءَاثَٰرَهُمْ ۚ وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَٰهُ فِىٓ إِمَامٍۢ مُّبِينٍۢ١٢ Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).Ne, me të vërtetë, i ringjallim të vdekurit, shënojmë veprat që i kanë paraqitur dhe gjurmët e tyre, e Ne i numërojmë të gjitha ato në Librin e qartë.Ne me të vërtetë i ringjallim të vdekurit dhe shkruajmë atë se ç’kanë punuar, edhe gjurmët e tyre; Ne çdo send e kemi evidentuar në një udhërrëfyes të qartë. 13 وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلًا أَصْحَٰبَ ٱلْقَرْيَةِ إِذْ جَآءَهَا ٱلْمُرْسَلُونَ١٣ Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.Përmendju atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën atyre pejgamberët;Sillu atyre shembullin e banorëve të fshatit që i kanë ardhur të dërguarit. 14 إِذْ أَرْسَلْنَآ إِلَيْهِمُ ٱثْنَيْنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزْنَا بِثَالِثٍۢ فَقَالُوٓا۟ إِنَّآ إِلَيْكُم مُّرْسَلُونَ١٤ Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju.Kur Ne u dërguam atyre dy, e ata i konsideronin gënjeshtarë, madje i përforcuam me të tretin, e thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”Kur ne u dërguam atyre dy, e ata i përgënjeshtruan të dy, i përforcuam edhe me të tretin dhe thanë: “Ne jemi të dërguar te ju”. 15 قَالُوا۟ مَآ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحْمَٰنُ مِن شَىْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا تَكْذِبُونَ١٥ Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.Ata (banorët e qytetit), ju thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e Bamirësi nuk ju ka zbritur asgjë; ju vetëm gënjeni”.Ata u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz sikurse edhe ne, dhe i mëshirshmi nuk ka shpallur kurrgjë, por ju vetëm gënjeni”. 16 قَالُوا۟ رَبُّنَا يَعْلَمُ إِنَّآ إِلَيْكُمْ لَمُرْسَلُونَ١٦ Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.Thanë (pejgamberët): “Zoti ynë e di që ne, me të vërtetë, jemi dërguar pejgamberë te ju,“Zoti ynë e di se ne jemi, me siguri, të dërguar te ju, - thanë ata,
17 وَمَا عَلَيْنَآ إِلَّا ٱلْبَلَٰغُ ٱلْمُبِينُ١٧ Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë.dhe se jemi të obliguar vetëm që të shpallim qartë”.Dhe nuk kemi tjetër (obligim) përveç shpalljes haptazi”. 18 قَالُوٓا۟ إِنَّا تَطَيَّرْنَا بِكُمْ ۖ لَئِن لَّمْ تَنتَهُوا۟ لَنَرْجُمَنَّكُمْ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌۭ١٨ Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.Thanë (banorët): “Ne parandjejmë fatkeqësi nga ju; e nëse nuk frenoheni, do t’ju gjuamë me gurë dhe me siguri do t’ju godas dënimi i dhembshëm prej nesh”.Ata thanë: “Ne parandiejmë rrezik prej jush dhe në qoftë se nuk tërhiqeni do t’ju mbysim me gurë dhe njëmend do të përjetoni dënim të dhembshëm nga ana jonë”. 19 قَالُوا۟ طَٰٓئِرُكُم مَّعَكُمْ ۚ أَئِن ذُكِّرْتُم ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌۭ مُّسْرِفُونَ١٩ Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”Thanë (pejgamberët): “Fatkeqësia juaj është me ju. Vallë, a për atë që jeni këshilluar (e konsideroni fatkeqësi)? Jo, (por) ju jeni popull që kaloni kufirin në të këqia”.“Fatkeqësia juaj është me ju! – thanë ata. – A edhe nëse u tërhiqet vërejtja? Po ju jeni popull që e teproni”. 20 وَجَآءَ مِنْ أَقْصَا ٱلْمَدِينَةِ رَجُلٌۭ يَسْعَىٰ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱتَّبِعُوا۟ ٱلْمُرْسَلِينَ٢٠ Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”E, erdhi një njeri nga periferia e qytetit – duke nxituar dhe tha: “O populli im, pasoni pejgamberët;Dhe erdhi një njeri me vrap nga skaji i qytetit dhe tha: “O populli im, pasoni të dërguarit! 21 ٱتَّبِعُوا۟ مَن لَّا يَسْـَٔلُكُمْ أَجْرًۭا وَهُم مُّهْتَدُونَ٢١ Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!pasoni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi, e ata janë në rrugën e drejtë!Pasoni ata, të cilët nuk kërkojnë prej jush asnjëfarë shpërblimi! Ata janë në rrugë të drejtë”. 22 وَمَا لِىَ لَآ أَعْبُدُ ٱلَّذِى فَطَرَنِى وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ٢٢ E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.Pse të mos e adhuroj unë Ate, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju.Përse unë të mos adhuroj Atë, i cili më krijoi dhe te i cili do të ktheheni? 23 ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدْنِ ٱلرَّحْمَٰنُ بِضُرٍّۢ لَّا تُغْنِ عَنِّى شَفَٰعَتُهُمْ شَيْـًۭٔا وَلَا يُنقِذُونِ٢٣ A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtjnë.Vallë, a marr unë tjetër zot – pos Atij? Nëse Bamirësi i Gjithëmbarshëm dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata.A të pranoj tjerë zotëra në vend të Atij? Kur i mëshirshmi dëshiron të më gjejë ndonjë e keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bënë farë dobie dhe ata më nuk më shpëtojnë. 24 إِنِّىٓ إِذًۭا لَّفِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍ٢٤ Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë.Unë atëhrë jam, pa dyshim, në humbje të qartë.
25 إِنِّىٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمْ فَٱسْمَعُونِ٢٥ Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”Unë, me të vërtetë, i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”Unë e besoj Zotin tuaj, prandaj dëgjomëni mua! 26 قِيلَ ٱدْخُلِ ٱلْجَنَّةَ ۖ قَالَ يَٰلَيْتَ قَوْمِى يَعْلَمُونَ٢٦ Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,I thuhet atij: “Hyn në xhennet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,Do të thuhet: “Hyr në xhenet!”, kurse ai do të thotë: “Ku është ai fat që ta dijë populli im 27 بِمَا غَفَرَ لِى رَبِّى وَجَعَلَنِى مِنَ ٱلْمُكْرَمِينَ٢٧ për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”për çka më fali (nga mëkatet) Zoti im dhe më bëri të nderuar!”Përse më ka falur Zoti im dhe më ka bërë të respektuar”. 28 ۞ وَمَآ أَنزَلْنَا عَلَىٰ قَوْمِهِۦ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِن جُندٍۢ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا كُنَّا مُنزِلِينَ٢٨ Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,Dhe, Ne nuk i kemi dërguar kurrfarë ushtrie (nga qielli) popullit të tij – pas tij, dhe Ne nuk kemi dërguar asgjë,Dhe nuk kemi dërguar kundër popullit të tij, pas atij, ushtri nga qielli as që kemi dashur të dërgojmë. 29 إِن كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَإِذَا هُمْ خَٰمِدُونَ٢٩ përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).vetëm një zë të tmerrshëm, e u shuan përnjëherësh.Nuk ka pasur tjetër veçse një zë të tmerrshëm dhe ata të gjithë vdesin, 30 يَٰحَسْرَةً عَلَى ٱلْعِبَادِ ۚ مَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ٣٠ O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë pejgamber, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me te.O sa të mjerë janë njerëzit; nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos jetë tallur me të. 31 أَلَمْ يَرَوْا۟ كَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّنَ ٱلْقُرُونِ أَنَّهُمْ إِلَيْهِمْ لَا يَرْجِعُونَ٣١ A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.Vallë, a nuk panë ata se sa e sa gjenerata para tyre i kemi shkatërruar, e nuk u kthyen,A nuk e kanë parë ata sa popuj kemi shfarosur para tyre të cilët nuk kthehen më në mesin e tyre, 32 وَإِن كُلٌّۭ لَّمَّا جَمِيعٌۭ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ٣٢ Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.e të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.Dhe ata, të gjitëh së bashku, do të sillen para nesh.
33 وَءَايَةٌۭ لَّهُمُ ٱلْأَرْضُ ٱلْمَيْتَةُ أَحْيَيْنَٰهَا وَأَخْرَجْنَا مِنْهَا حَبًّۭا فَمِنْهُ يَأْكُلُونَ٣٣ Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.E, dëshmi për ta – është toka e vdekur; Ne e ngjallim atë, dhe nga ajo nxjerrim kokrra (drithëra), me të cilat ushqeheni.Argument, për ata, është toka e vdekur të cilës i japim jetë dhe nga ajo nxjerrim drith prej të cilit hanë ata. 34 وَجَعَلْنَا فِيهَا جَنَّٰتٍۢ مِّن نَّخِيلٍۢ وَأَعْنَٰبٍۢ وَفَجَّرْنَا فِيهَا مِنَ ٱلْعُيُونِ٣٤ Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmesh dhe vreshta, - dhe kemi bërë në të burime uji,Ne nëpër të krijojmë kopshte panjash, vreshta dhe bëjmë që nga ajo të shpërthejnë burime, 35 لِيَأْكُلُوا۟ مِن ثَمَرِهِۦ وَمَا عَمِلَتْهُ أَيْدِيهِمْ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ٣٥ Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.që ata t’i hanë frutet e tyre dhe nga ato që i punojnë duart e tyre; e përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?Që të hanë frytet e tyre si edhe atë që prodhojnë duart e tyre. A nuk janë mirënjohës? 36 سُبْحَٰنَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلْأَزْوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلْأَرْضُ وَمِنْ أَنفُسِهِمْ وَمِمَّا لَا يَعْلَمُونَ٣٦ I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar të gjitha llojet (gjinitë): çka binë prej tokës, dhe nga ata vetë (njerëzit) dhe nga ajo që ata nuk dinë!Qoftë lartësuar Ai i cili ka krijuar çifte nga e tërë ajo që mbin prej toke, edhe nga vetë ata, edhe nga ajo që nuk e dinë! 37 وَءَايَةٌۭ لَّهُمُ ٱلَّيْلُ نَسْلَخُ مِنْهُ ٱلنَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظْلِمُونَ٣٧ Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.Dhe, argument për ta është nata: Na e menjanojmë (dritën) e ditës dhe atëherë – ata mbetën në errësirë.Argument është edhe nata: Heqim prej saj ditën dhe ata mbesin në terr. 38 وَٱلشَّمْسُ تَجْرِى لِمُسْتَقَرٍّۢ لَّهَا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ٣٨ Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.Dhe Dielli sillet deri në kufirin e vet të caktuar. Kjo është dispozitë e të Plotëfuqishmit dhe Gjithëdijshmit.Edhe dielli ec rrugës së vet. Ai është caktimi i të Fuqishmit dhe të Gjithëdijshmit. 39 وَٱلْقَمَرَ قَدَّرْنَٰهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلْعُرْجُونِ ٱلْقَدِيمِ٣٩ Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).Dhe Hënës ia kemi caktuar pozitat; ajo kthehet (duke qenë e plotë) e bëhet si rremi (i hollë) i vjetër i hurmës.Edhe Hënës i kemi caktuar faza derisa ajo të kthehet sikur thupër e vjetër. 40 لَا ٱلشَّمْسُ يَنۢبَغِى لَهَآ أَن تُدْرِكَ ٱلْقَمَرَ وَلَا ٱلَّيْلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِ ۚ وَكُلٌّۭ فِى فَلَكٍۢ يَسْبَحُونَ٤٠ As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata (Hëna) nuk mund ta kalojë ditën (Diellin); të gjitha lundrojnë në hapsirën qiellore (ose: çdo trup qiellor lëvizë).As Dielli nuk duhet të arrijë Hënën as nata ta kapërcejë ditën. Të gjitha notojnë në një gjithësi.
41 وَءَايَةٌۭ لَّهُمْ أَنَّا حَمَلْنَا ذُرِّيَّتَهُمْ فِى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ٤١ Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.Dhe argument për ta është që pasardhësit e tyre i ngarkuam në anije përplot,E kanë argument edhe atë që pasardhësit e tyre i kemi bartur në anije të ngarkuar, 42 وَخَلَقْنَا لَهُم مِّن مِّثْلِهِۦ مَا يَرْكَبُونَ٤٢ Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin.dhe, për ta, Ne krijuam bartëse të ngjashme me anijen në të cilën hipin (e udhëtojnë).Dhe për ata kemi krijuar diçka të ngjashme me të, që po u hipin, 43 وَإِن نَّشَأْ نُغْرِقْهُمْ فَلَا صَرِيخَ لَهُمْ وَلَا هُمْ يُنقَذُونَ٤٣ E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.Dhe, po të duam Ne, ata i fundosim; andaj – as nuk do të mund t’u ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë,Dhe nëse dëshirojmë Ne, i përmbytim dhe nuk mund as të bërtasin as të shpëtojnë, 44 إِلَّا رَحْمَةًۭ مِّنَّا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٍۢ٤٤ Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.përpos me mëshirën Tonë dhe të kënaqen deri në një kohë.Vetëm se me mëshirën tonë të kënaqen dei në një kohë të caktuar. 45 وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّقُوا۟ مَا بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَمَا خَلْفَكُمْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ٤٥ E kur u thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).E, kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj (dënimit) që keni para jush (në këtë botë) dhe atë që është pas jush (botën tjetër), për të qenë të mëshiruar...”Por, kur t’u thuhet: “Frikësohuni asaj që ndodhi para jush, edhe asaj pas jush, që të jeni të mëshiruar!” 46 وَمَا تَأْتِيهِم مِّنْ ءَايَةٍۢ مِّنْ ءَايَٰتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ٤٦ Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.Dhe, atyre nuk u vinte asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata të mos shmangeshin nga ato.Dhe nuk u ka ardhur asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre e që ata të mos e kenë refuzuar. 47 وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ أَنفِقُوا۟ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَنُطْعِمُ مَن لَّوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطْعَمَهُۥٓ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ٤٧ Dhe kur u thuhej: “Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: “A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”.E, kur atyre ju thuhet: “Jepni nga ato me të cilat Perëndia u ka furnizuar juve”, - e atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Vallë, a ne t’i ushqejmë ata, të cilët do t’i ushqente Perëndia – po të donte? Me të vërtetë, ju jeni në humbje të qartë!”Dhe kur u është thënë: “Shpenzoni nga ajo që u ka dhënë All-llahu”, - atëherë mosbesimtarët u thanë besimtarëve: “A të ushqejmë atë të cilin do ta ushqente All-llahu, të kishte dashur? Ju jeni me të vërtetë në humbje të hapët”. 48 وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ٤٨ Dhe thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”Dhe, ata (mohusit) thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”Dhe thonë: “Kur më një herë ai premtim nëse jeni të sinqertë”?
49 مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ تَأْخُذُهُمْ وَهُمْ يَخِصِّمُونَ٤٩ (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t’i kaplojë duke u grindur njëri me tjetrin,Nuk presin tjetër përveç një zë trishtues, i cili do t’i rrëmbejë deri sa ata zihen ndër veti, 50 فَلَا يَسْتَطِيعُونَ تَوْصِيَةًۭ وَلَآ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمْ يَرْجِعُونَ٥٠ E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.E, ata nuk do të mund t’i kryejnë porositë e as të kthehen te familja e tyre.Dhe nuk mund të porosisin asgjë e as të kthehen te familjet e tyre. 51 وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلْأَجْدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يَنسِلُونَ٥١ Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.Dhe, do të fryhet në Sur, e ata do të dalin nga varret dhe nxitojnë kah Zoti i tyre,Dhe fryhet në sur e ata prej varreve të tyre do të vërshtojnë kah Zoti i tyre, 52 قَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرْقَدِنَا ۜ ۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحْمَٰنُ وَصَدَقَ ٱلْمُرْسَلُونَ٥٢ E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.duke thënë: “Kuku për ne! kush na ngjalli (çoi) prej shtretërve tanë?” (Ju thuhet): “Ja, kjo është ajo që e ka premtuar Mëshiruesi i Madh, e pejgamberët e kanë thënë të vërtetën!Duke thënë: “Të mjerët ne! kush na ngjalli nga varret tona?” Ky është ai që u premtoi i Mëshirshmi dhe e vërteta që ua thanë profetët. 53 إِن كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَإِذَا هُمْ جَمِيعٌۭ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ٥٣ Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm, e ata të gjithë (përnjëherë) do të prezentohen para Nesh.Ai do të jetë vetëm një zë dhe ata të gjitëh do të mblidhen para nesh. 54 فَٱلْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌۭ شَيْـًۭٔا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ٥٤ Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.Ja, sot (në këtë ditë), askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi, dhe ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni punuar.Sot nuk do t’i bëhet padrejtësi askujt dh as që do të shpërbleheni ndryshe përveç si e keni bërë. 55 إِنَّ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ ٱلْيَوْمَ فِى شُغُلٍۢ فَٰكِهُونَ٥٥ Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.Atë ditë, me të vërtetë, banorët e Xhennetit janë të angazhuar me kënaqësi,Banorët e xhennnetit, atë ditë, me të vërtetë, do të jenë të angazhuar me dhunti, të gëzuar. 56 هُمْ وَأَزْوَٰجُهُمْ فِى ظِلَٰلٍ عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ٥٦ Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.ata dhe gratë e tyre janë në hije (fllade), të mbështetur në kolltuqe,Ata edhe gratë e tyre do të rrinë mbështetur në vende të stolisura nën hije.
57 لَهُمْ فِيهَا فَٰكِهَةٌۭ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ٥٧ Aty kanë pemë dhe çka të duan.në të (xhennet) – për ta, ka pemë dhe çdo gjë që dëshirojnë.Aty do të ketë pemë dhe gjithçka që dëshirojnë. 58 سَلَٰمٌۭ قَوْلًۭا مِّن رَّبٍّۢ رَّحِيمٍۢ٥٨ Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues!“Selam!” – (përshëndetën ata) me fjalë prej Zotit Mëshirues, -“Paqë!” Do të jetë fjala e Zotit të Gjithmëshirshmit – 59 وَٱمْتَٰزُوا۟ ٱلْيَوْمَ أَيُّهَا ٱلْمُجْرِمُونَ٥٩ E tash, ju kriminelë, ndahuni!(u thuhet): “e veçohuni sot ju, o mëkatarë!”Kurse ju, o mëkatarë, sot ndahuni!” 60 ۞ أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعْبُدُوا۟ ٱلشَّيْطَٰنَ ۖ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌۭ٦٠ O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai, me të vërtetë, është armik i përbetuar i juaji,O, bijt e Ademit, a nuk ju kamë urdhëruar të mos e adhuroni djallin se ai është armiku juaj i hapët. 61 وَأَنِ ٱعْبُدُونِى ۚ هَٰذَا صِرَٰطٌۭ مُّسْتَقِيمٌۭ٦١ *Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!por vetëm Mua më adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë.Dhe më adhuroni vetëm mua! Kjo është rrugë e drejtë. 62 وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنكُمْ جِبِلًّۭا كَثِيرًا ۖ أَفَلَمْ تَكُونُوا۟ تَعْقِلُونَ٦٢ Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?Ai (djalli), me të vërtetë, ka humbur shumë grupe njerëzish prej jush, e vallë, a nuk keni menduar!Ai shumë prej jush i ka shpënë në humbje. A nuk e keni menduar? 63 هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ٦٣ Ky është Xhehennemi që juve u premtohe.(U thuhet atyre): “Ky është xhehennemi, që u është premtuar,Ky është xhehennemi që u është premtuar, 64 ٱصْلَوْهَا ٱلْيَوْمَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ٦٤ Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!kalluni (digjuni) tani në të (xhehennem), ngase nuk keni besuar!”Digjuni tash në të, për shkak se nuk keni besuar!
65 ٱلْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَآ أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ٦٥ Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.Sot, Ne do t’u vulosim gojët e tyre, e do të flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë fituar.Sot ua vulosim gojët e tyre, e duart e tyre do të na tregojnë, kurse këmbët e tyre do të dëshmojnë se ç’kanë punuar. 66 وَلَوْ نَشَآءُ لَطَمَسْنَا عَلَىٰٓ أَعْيُنِهِمْ فَٱسْتَبَقُوا۟ ٱلصِّرَٰطَ فَأَنَّىٰ يُبْصِرُونَ٦٦ E sikur të duam Ne do t’ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?Sikur të donim Ne, Ne do t’ju vërbonim sytë atyre duke ua rrafshur fytyrën, e ata do ta kërkonin rrugën; po, vallë si do të shihnin?Po të kishim dashur do t’ua merrnim të pamurit dhe do të vraponin rrugës, por si do të shihnin? 67 وَلَوْ نَشَآءُ لَمَسَخْنَٰهُمْ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمْ فَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ مُضِيًّۭا وَلَا يَرْجِعُونَ٦٧ Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa.Dhe, sikur të kishim dashur, Ne do t’i kishim shndërruar ata (prej krijese njerëzore në krijesa tjera) në atë moment, e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin.Dhe sikur të kishim dashur, do t’i kishim deformuar ashtu që nuk do të mund të shkonin as përpara as prapa. 68 وَمَن نُّعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِى ٱلْخَلْقِ ۖ أَفَلَا يَعْقِلُونَ٦٨ E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?Kujt i japim jetë të gjatë, Na ia ndryshojmë strukturën e tij. E, vallë, a nuk kuptojnë ata?Atij që i japim jetë të gjatë, e bëjmë edhe krijesë të dobët. A nuk e kuptojnë ata? 69 وَمَا عَلَّمْنَٰهُ ٱلشِّعْرَ وَمَا يَنۢبَغِى لَهُۥٓ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ وَقُرْءَانٌۭ مُّبِينٌۭ٦٩ Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë.Na, atij (Muhammedit) nuk ia mësuam poetikën, e as që ajo është për te. Këtë (që e ka sjellë) është vetëm këshillë dhe Kur’ani i qartë,ne atij nuk i kemi mësuar poezi, se ajo nuk i duhet atij. Ky është mësim dhe Kur’an i qartë, 70 لِّيُنذِرَ مَن كَانَ حَيًّۭا وَيَحِقَّ ٱلْقَوْلُ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ٧٠ Për t’ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.për ta paralajmëruar atë që është i gjallë (i mençur), dhe për t’u realizuar fjala (dënimi) ndaj mohuesve.Të thërras atë që është i gjallë, e ndaj mosbesimtarëve të zbatohet fjala. 71 أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّا خَلَقْنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتْ أَيْدِينَآ أَنْعَٰمًۭا فَهُمْ لَهَا مَٰلِكُونَ٧١ A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë.Vallë, a nuk shohin ata, se Ne për ta i kemi krijuar shtazët – me mjeshtrinë Tonë, e ata i posedojnë!A nuk e shohin se Ne nga ajo që bëjmë vetë kemi krijuar për ata kafshë me të cilat disponojnë ata. 72 وَذَلَّلْنَٰهَا لَهُمْ فَمِنْهَا رَكُوبُهُمْ وَمِنْهَا يَأْكُلُونَ٧٢ Dhe ua bëmë ato që t’u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.dhe bëmë që ato t’u nënshtrohen atyre – disa i shalojnë e prej disave ushqehen,Dhe ua kemi vënë në shërbim, disave u hipin e me disa udhqehen.
73 وَلَهُمْ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَمَشَارِبُ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ٧٣ Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë?dhe nga ato kanë shumë dobi, dhe pije (qumështi). E, vallë, si nuk falenderohen!Prej tyre kanë edhe dobi të tjera, edhe pije, përse nuk janë mirënjohës? 74 وَٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةًۭ لَّعَلَّهُمْ يُنصَرُونَ٧٤ Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.Dhe, ata pos Perëndisë, kanë besuar në zotëra tjerë, duke shpresuar se do t’u ndihmojnë ata (idhujt);Por në vend të All-llahut pranojnë tjerë zotëra, me shpresë se po u ndihmohet, 75 لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَهُمْ وَهُمْ لَهُمْ جُندٌۭ مُّحْضَرُونَ٧٥ Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.mirëpo, ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, dhe ata janë për ta një ushtri e pranishme (në ferr).E atyre nuk mund t’u ndihmojnë, për ata ajo është një ushtri e verbër! 76 فَلَا يَحْزُنكَ قَوْلُهُمْ ۘ إِنَّا نَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ٧٦ E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.Dhe, mos të pikëllojnë ty fjalët e tyre! Na, me të vërtetë, i dimë ato që i fshehin ata dhe çka shpallin.Dhe mos të pikëllojnë fjalët e tyre. Ne me të vërtetë e dimë se çka fshehin dhe çka shfaqin. 77 أَوَلَمْ يَرَ ٱلْإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقْنَٰهُ مِن نُّطْفَةٍۢ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌۭ مُّبِينٌۭ٧٧ A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së ujit (farës – spermës), e megjithatë, ai është kundërshtar i hapët,A nuk e sheh njeriu se e kemi krijuar nga një pikë farë, kurse ai prap bëhet kundërshtar flagrant! 78 وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًۭا وَنَسِىَ خَلْقَهُۥ ۖ قَالَ مَن يُحْىِ ٱلْعِظَٰمَ وَهِىَ رَمِيمٌۭ٧٨ Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?dhe ai na sjell shembull, e harron krijimin e vet. Thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat duke qenë ato të kalbura (shkapërderdhura)?”Dhe na solli një shembull ku e kishte harruar krijimin e vet, dhe tha: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben”? 79 قُلْ يُحْيِيهَا ٱلَّذِىٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٍۢ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ٧٩ Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë; Ai i di të gjitha ato që i ka krijuar,Thuaj: “Do t’i ngjallë ai i cili i ka krijuar edhe herën e parë; Ai e njeh mirë çdo krijesë. 80 ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلشَّجَرِ ٱلْأَخْضَرِ نَارًۭا فَإِذَآ أَنتُم مِّنْهُ تُوقِدُونَ٨٠ Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.(Ai), i cili e bër për ju – prej drurit të njomë – zjarrin dhe ju prej ti ndizni”.Ai i cili nga druri i njomë u bënë të mundshëm që ju ta ndizni zjarrinn”.
81 أَوَلَيْسَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخْلُقَ مِثْلَهُم ۚ بَلَىٰ وَهُوَ ٱلْخَلَّٰقُ ٱلْعَلِيمُ٨١ A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.Vallë, a nuk është i pushtetshëm ai që krijoi qiejt dhe Tokën – të krijoi qenie të ngjashme (të ringjallë pas vdekjes)? Po, me të vërtetë, Ai është Krijues i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshëm;Po a nuk ka mundësi, ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën, të krijoj të ngjashëm si ata? Po, si jo! Ai është Gjithkrijues i Gjithdijshëm. 82 إِنَّمَآ أَمْرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيْـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ٨٢ Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.Dispozita e Tij (Perëndisë), kur dëshiron të bëjë diçka, është vetëm të thotë: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.Mjafton urdhëri i tij, vetëm t’i thotë: “Bëhu”! dhe ajo bëhet. 83 فَسُبْحَٰنَ ٱلَّذِى بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَىْءٍۢ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ٨٣ I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.I lartësuar është Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi çdo gjë! Dhe, tek Ai do të ktheheni!Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, dhe te Ai do të ktheheni.