Surja 51

الذاريات

Adh-Dhaariyat

Mekase 60 ajete

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرْوًۭا١ Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.Pasha ato erëra që çojnë (pluhurin),Pasha erërat që ngrejnë shumë pluhur, 2 فَٱلْحَٰمِلَٰتِ وِقْرًۭا٢ Për retë që e bartin shiun e rëndë.dhe të cilat bartin ngarkesat,Dhe ata që bartin peshë, 3 فَٱلْجَٰرِيَٰتِ يُسْرًۭا٣ Për anijet që lundrojnë lehtë.dhe ato (erëra) që lundrojnë lehtë,Dhe ata të cilët notojnë lehtë, 4 فَٱلْمُقَسِّمَٰتِ أَمْرًا٤ Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.dhe pasha engjëjt që shpërndajnë urdhërat, -Dhe përndajnë urdhëra, 5 إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌۭ٥ S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet,Ajo që u premtohet, njëmend është e vërtetë, 6 وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌۭ٦ Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.dhe çdo shpërblim (i premtuar) do të ndodhë!Shpërblimi e dënimi do të ndodhin me siguri! 7 وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْحُبُكِ٧ Për qiellin plot rrugë.Pasha qiellin e stolisur me yje,pasha qiellin me rrugë yjesh, 8 إِنَّكُمْ لَفِى قَوْلٍۢ مُّخْتَلِفٍۢ٨ Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,ju jeni të larmishëm në fjalë,Ju nuk i keni fjalët më një,
9 يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ٩ Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.prej tij (Pejgamberit ose Kur’anit) është shmangur ai që ka qenë i shmangur (edhe më parë).Nga ai (besimi) është larguar kush është larguar, 10 قُتِلَ ٱلْخَرَّٰصُونَ١٠ Mallkuar qofshin gënjeshtarët!U mallkofshin gënjeshtarët!U shkatërrofshin (lakmuesit)! 11 ٱلَّذِينَ هُمْ فِى غَمْرَةٍۢ سَاهُونَ١١ Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).Ata që janë thelluar në injorancë (dhe harrojnë ringjalljen).Të cilët janë mbytur në injorancë, 12 يَسْـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلدِّينِ١٢ E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”Ata pyesin: “Kur do të jetë Dita e shpërblimit?”Pyesin: “Kur do të vijë dita e gjykimit?” 13 يَوْمَ هُمْ عَلَى ٱلنَّارِ يُفْتَنُونَ١٣ Dita kur ata digjen në zjarr.(Do të jetë) atë Ditë kur ata do të përcëllohen në zjarr!Atë ditë kur do të digjen në zjarr, 14 ذُوقُوا۟ فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تَسْتَعْجِلُونَ١٤ Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.(U thuhet atyre): “Shijoni dënimin tuaj! Ky (dënim) është ai që e nxitojshit!”Shijone dëniminnnn tuaj – kjo është ajo që e keni kërkuar më shpejt. 15 إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍۢ وَعُيُونٍ١٥ Të devotshmit janë në kopshte e burime.Ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në kopshte dhe burime,Të devotshmit, me siguri, do të vendosen në kopshte dhe burime, 16 ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ١٦ Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë ata, me të vërtetë, më parë kanë qenë bamirës,Do të marrin atë çka do t’u dhurojë Zoti i tyre, sepse ata më parë kanë qenë mirëbërës,
17 كَانُوا۟ قَلِيلًۭا مِّنَ ٱلَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ١٧ Ata qenë të cilët pak flinin natën.ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Perëndisë)Vetëm pak, natën, kanë fjetur. 18 وَبِٱلْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ١٨ Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.po dhe në agim kërkonin falje,Kurse në agim janë lutur për falje të mëkateve, 19 وَفِىٓ أَمْوَٰلِهِمْ حَقٌّۭ لِّلسَّآئِلِ وَٱلْمَحْرُومِ١٩ Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).e, në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.Kurse në pasurinë e tyre kanë pjesë edhe ata që lypin edhe ata që nuk lypin. 20 وَفِى ٱلْأَرْضِ ءَايَٰتٌۭ لِّلْمُوقِنِينَ٢٠ Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.Në Tokë ka argumente (të shumta) për ata që besojnë qëndrueshëm,Argumentet në tokë janë për të bindurit, 21 وَفِىٓ أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ٢١ Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?po edhe në ju – a nuk shihni vallë?Si edhe në vet ju, a nuk e shihni? 22 وَفِى ٱلسَّمَآءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ٢٢ E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.E në qiell është furnizimi dhe premtimi juaj.Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet. 23 فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ لَحَقٌّۭ مِّثْلَ مَآ أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ٢٣ Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.Dhe, Pasha Zotin e qiellit dhe të Tokës, kjo është vërtetë e saktë, ashtu si është e vërtetë (aftësia e) të folurit tuaj.Pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni! 24 هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ ٱلْمُكْرَمِينَ٢٤ A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?A të ka arritur ty lajmi për mysafirët e ndershëm të Ibrahimit?A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit,
25 إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًۭا ۖ قَالَ سَلَٰمٌۭ قَوْمٌۭ مُّنكَرُونَ٢٥ Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”Kur ata hynë tek ai, e i thanë: “Selam (Paqë! – shpëtimi u qoftë!)” dhe ai u tha: “Selam (Paqë! Qofshi të shpëtuar!)” Ju jeni – (tha në vetvete) popull i panjohur!”Kur hynë dhe thanë: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!” 26 فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجْلٍۢ سَمِينٍۢ٢٦ Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.Dhe, pa u hetuar, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli viç të majmë (të pjekur),Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë, 27 فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ٢٧ Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”e ua afroi atyre, e u tha: “A s’po hani?”Ua afroi dhe u tha: “A nuk hani?” 28 فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةًۭ ۖ قَالُوا۟ لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍۢ٢٨ Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.Dhe, ndjeu frikë prej tyre, (e) ata i thanë: “Mos u friko!” dhe e sihariquan atë (se do t’i lindë) një djalë i dijshëm.Dhe u dridh nga frika prej tyre “Mos u frikëso!”, i thanë, dhe e përgëzuan me një djalosh të dijshëm. 29 فَأَقْبَلَتِ ٱمْرَأَتُهُۥ فِى صَرَّةٍۢ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌۭ٢٩ E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”Dhe, u duk gruaja e tij, duke thërritur dhe duke e rrahur fytyrën, e tha: “Vallë, unë plaka, sterile (a mund) të lind?!Kurse gruaja e tij u paraqit duke klithur e gërvishur fytyrën, “Vallë, a unë – tha një plakë shterpë!” 30 قَالُوا۟ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْعَلِيمُ٣٠ Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.Ata thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm”.“Ashtu ka thënë Zoti yt, ithanë ata, Ai është i urtë dhe i gjithëdijshëm”. 31 ۞ قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ٣١ Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”(Ibrahimi u tha atyre): “Çfarë është obligimi juaj, o pejgamberë?”“Po çka thuani ju o të deleguar?” – u tha (Ibrahimi), 32 قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍۢ مُّجْرِمِينَ٣٢ Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”Ata thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatar,“Ne jemi dërguar te një popull mizor” i thanë ata,
33 لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةًۭ مِّن طِينٍۢ٣٣ Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!për të hudhur gurë mbi ta prej (baltës) së forcuar,T’i mbulojmë ata me gurë – topa dheu, 34 مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ٣٤ (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).të shënuar te Zoti yt për ata që e kalojnë kufirin (në të këqia)I shenjuar te Zoti yt si teprues në të këqia”. 35 فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ٣٥ Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).Dhe, Ne i nxorëm ata besimtarë që ishin aty (në atë vendbanim) –Dhe Ne, kush qe aty nga besimtarët, i nxorrëm, 36 فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍۢ مِّنَ ٱلْمُسْلِمِينَ٣٦ Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.e në të kemi gjetur vetëm një shtëpi muslimane –Por aty gjetëm vetëm një shtëpi muslimane, 37 وَتَرَكْنَا فِيهَآ ءَايَةًۭ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ٣٧ Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.dhe, në të – kemi lënë argument (shenjë) për ata që i druajnë dënimit të dhembshëm.Dhe aty kemi lënë shenj për ata që frikësohen nga dënimi i padurueshëm. 38 وَفِى مُوسَىٰٓ إِذْ أَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَٰنٍۢ مُّبِينٍۢ٣٨ (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.Dhe, ne kemi sjellë këshillë edhe te Musai kur ia dërguam atë – Faraonit, me argument të qartë,Edhe te Musa, kur e dërguam te Faraoni me argumente të qarta, 39 فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌۭ٣٩ E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”e u shmang (Faraoni), duke u mbështetur në pushtetin e vet, dhe tha: “(Ai është) magjistar ose i çmendur!”E ai, duke shpresuar në forcën e vet, i ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i marrë”! 40 فَأَخَذْنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌۭ٤٠ E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.Dhe, ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai është i qortuar (mëkatar).Dhe e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe i hudhëm në det. Ai e pat merituar.
41 وَفِى عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلْعَقِيمَ٤١ Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,(Dhe, Ne, kemi dhënë këshillë mbi ngjarjen) e Adit, kur e dërguam frymën shkatërruese mbi ta,Edhe te Ad-i, kur mbi ta lëshuam erën shkatërruese, 42 مَا تَذَرُ مِن شَىْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَٱلرَّمِيمِ٤٢ E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.e cila nuk kurseu asgjë ngado që kaloi, e që të mos e ketë bërë si kalbësirë.Pranë çfarëdo sendi që kaloi, asgjë nuk kurseu, të gjithë i shndërroi në kalbësirë. 43 وَفِى ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا۟ حَتَّىٰ حِينٍۢ٤٣ Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.Edhe për Themudin, kur iu tha atyre: “Kënaquni një kohë!”Edhe te Themudi, kur iu tha: “kënaquni edhe një kohë!” 44 فَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ٤٤ E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.E, u madhështuan ndaj urdhërave të Perëndisë, e pastaj i goditi rrufeja (zëri i tmerrshëm), e ata e shikonin atë (dënimin),Dhe u treguan kryelartë ndaj urdhërit të Zotit të vet, prandaj i përfshiu vetëtima që e panë me sytë e tyre, 45 فَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ مِن قِيَامٍۢ وَمَا كَانُوا۟ مُنتَصِرِينَ٤٥ Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.dhe nuk mundën as të ngritën, as të mbrohen prej dënimit.Dhe nuk mundën as të ngrihen e as të mbrohen. 46 وَقَوْمَ نُوحٍۢ مِّن قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًۭا فَٰسِقِينَ٤٦ Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.Edhe për popullin e Nuhut, që më parë (i kemi shkatërruar). Me të vërtetë, ata kanë qenë popull mëkatar!Edhe populli i Nuhit, shumë kohë më parë, ai, njëmend ishte një popull i mbrapsht. 47 وَٱلسَّمَآءَ بَنَيْنَٰهَا بِأَيْي۟دٍۢ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ٤٧ Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.Ne, e kemi ndërtuar qiellin me pushtetin Tonë, e Ne, me të vërtetë, jemi të pushtetshëm edhe më tepër,Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër. 48 وَٱلْأَرْضَ فَرَشْنَٰهَا فَنِعْمَ ٱلْمَٰهِدُونَ٤٨ Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.dhe Tokën e kemi shtruar – sa i mrekullueshëm është Ai që e ka shtruar! –Edhe tokën e kemi shtruar – çfarë shtruesi i mirë!
49 وَمِن كُلِّ شَىْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ٤٩ Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju!Dhe prej çdo sendi kemi krijuar nga një çift, ndoshta do të mendoni. 50 فَفِرُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ٥٠ Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.Andaj, mbështetuni te Perëndia, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë;“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi. 51 وَلَا تَجْعَلُوا۟ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ٥١ E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.Dhe, mos i përshkruani Perëndisë zot tjetër, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë!”Dhe mos bëni tjetër Zot me All-llahun, unë jam nga ana e Tij t’iu tërheq vërejtjen haptazi!” 52 كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ٥٢ Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”Po ashtu, nuk ka ardhur as para tyre asnjë pejgamber, e që të mos thonin (për te): “Është magjistar”, apo: “Është i çmendur!”Dhe ashtu, as atyre më përpara nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos thonë: “Është magjistar ose i marrë!” 53 أَتَوَاصَوْا۟ بِهِۦ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌۭ طَاغُونَ٥٣ A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.Vallë, a mos ia kanë rekomanduar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata janë popull rebel,Ose ia linin njëri-tjetrit me porosi. Jo, por ata janë njerëz që e kanë tepruar, 54 فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍۢ٥٤ Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.e, shmangu prej tyre; ti nuk do të qortohesh për këtë,Prandaj hiqu sish se nuk do të qortohesh, 55 وَذَكِّرْ فَإِنَّ ٱلذِّكْرَىٰ تَنفَعُ ٱلْمُؤْمِنِينَ٥٥ Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.dhe (vazhdoje) këshillimin, se, me të vërtetë, këshilla u bën dobi besimtarëve.Dhe vazhdo e këshillo, se këshillimi, me të vërtetë, u bën dobi besimtarëve. 56 وَمَا خَلَقْتُ ٱلْجِنَّ وَٱلْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ٥٦ Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë,Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë.
57 مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍۢ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ٥٧ Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë,Nuk kërkoj prej tyre furnizim as që dëshiroj të më ushqejnë. 58 إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ٥٨ All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.furnizimin e jep vetëm Perëndia, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!All-llahu është me të vërtetë furnizuesi më i madh, i fortë i pathyeshëm! 59 فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ذَنُوبًۭا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَٰبِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ٥٩ S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.Me të vërtetë, për ata që kanë bërë zullum, kanë pjesë (të dënimit), të ngjashëm pjesës së shokëve të tyre që kanë qenë si ata, e le të mos e nxitojnë atë (dënimin),Ata të cilët kanë bërë mizori e kanë dënimin siç u takon shokëve të tyre, andaj le të mos më ngutin, 60 فَوَيْلٌۭ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن يَوْمِهِمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ٦٠ Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!sepse, mjerë për mohuesit prej Ditës që u është premtuar!Të mjerët ata mosbesimtarë për atë ditë që u premtohet!