Surja 15

الحجر

Al-Hijr

Mekase 99 ajete

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر ۚ تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ وَقُرْءَانٍۢ مُّبِينٍۢ١ Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur’anit të plotkuptueshëm.Elif Lâm Râ. Këto janë ajetet e Librit, të Kur’anit të qartë!Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit, Kur’anit të qartë. 2 رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْ كَانُوا۟ مُسْلِمِينَ٢ Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.Shpeshherë mohuesit do të dëshironin që të ishin muslimanë.Shpeshherë mosbesimtarët do të dëshironin të ishin muslimanë. 3 ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا۟ وَيَتَمَتَّعُوا۟ وَيُلْهِهِمُ ٱلْأَمَلُ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ٣ Leri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.Lëri ata që të hanë dhe le të kënaqen, dhe lë t’i mashtrojë shpresa; ata do ta dinë (fundin)!Lëri le të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa, - kanë për ta ditur ata! 4 وَمَآ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٌۭ مَّعْلُومٌۭ٤ Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.Na nuk i kemi zhdukur banorët e asnjë vendi, për pa ardhur koha e caktuar,Dhe nuk kemi zhdukur asnjë qytet pa i ardhur koha e caktuar. 5 مَّا تَسْبِقُ مِنْ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسْتَـْٔخِرُونَ٥ Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin evet e as ta shtyjë për më vonë.asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë (caktimin Tonë për të).Asnjë popull nuk mundet ta shpejtojë as ta vonojë përfundimin e vet, 6 وَقَالُوا۟ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِى نُزِّلَ عَلَيْهِ ٱلذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌۭ٦ Dhe ata thanë: “O ti që t’u shpall përkujtimi (Kur’ani), me të vërtetë ti je çmendur!”Ata thanë: “O ti, që të është shpallë Kur’ani, ti je, me të vërtetë, i marrë!Dhe thonë, “Ore ti që po të shpallet qortimi (Kur’ani), njëmend je i marrë! 7 لَّوْ مَا تَأْتِينَا بِٱلْمَلَٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ٧ Përse nuk na erdhe me enjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?Të na sillshe engjëjt, nëse je i drejtë?”Pse nuk na sjell engjuj, nëse je i sinqertë?” 8 مَا نُنَزِّلُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَمَا كَانُوٓا۟ إِذًۭا مُّنظَرِينَ٨ Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk aftizohen.Na i dërgojmë engjëjt vetëm me të Vërtetën (me dënim të premtuar), dhe atëherë nuk u jepet afat për të pritur (por dënimi merr fund).Ne engjujt i dërgojmë vetëm me meritë dhe atëherë nuk do të kenë kohë të presin.
9 إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا ٱلذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ٩ Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij).Ne, me të vërtetë, e kemi shpalur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtësit e tij. 10 وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِى شِيَعِ ٱلْأَوَّلِينَ١٠ Ne përapara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.Na, me të vërtetë, u kemi dërguar pejgamberë edh para teje, - grupeve (popujve) të mëparshëm,Ne edhe përpara teje kemi dërguar profetë popujve të mëparshëm, 11 وَمَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ١١ E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.dhe asnjë pejgamber nuk ka ardhur e që ata të mos talleshin me të.Por atyre nuk u ka ardhur asnjë profet, e ata të mos jenë tallur. 12 كَذَٰلِكَ نَسْلُكُهُۥ فِى قُلُوبِ ٱلْمُجْرِمِينَ١٢ Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).Ja, kështu Na, fusim (talljen) në zemrat e mëkatarëve,Ja, ashtu ne e fusim atë (Kur’anin) në zemrat e mëkatarëve. 13 لَا يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۖ وَقَدْ خَلَتْ سُنَّةُ ٱلْأَوَّلِينَ١٣ Ata nuk e besojnë atë (Kur’anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).ata nuk e besojnë atë (profetin Muhammed), e madje, ka kaluar ligji (mbi dënimin) e popujve të kaluar (për tallje me pejgamberët).A nuk i besojnë atij, por dihet se çka u bë me popujt e hershëm. 14 وَلَوْ فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّوا۟ فِيهِ يَعْرُجُونَ١٤ Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë).Sikur Ne ta hapnim një derë të qiellit dhe ata të ngjiteshin nëpër të,Edhe sikur të kishin hapur në qiell ndonjë derë për ata dhe ata të kalonin nëpër të duke u ngjitur, 15 لَقَالُوٓا۟ إِنَّمَا سُكِّرَتْ أَبْصَٰرُنَا بَلْ نَحْنُ قَوْمٌۭ مَّسْحُورُونَ١٥ Ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.do të thonin (ata): “Sytë na kanë qenë të mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!”Prapë do të thoninn: “Sigurisht neve na kanë lënë sytë; ne jemi njerëz të magjepsur!” 16 وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِى ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًۭا وَزَيَّنَّٰهَا لِلنَّٰظِرِينَ١٦ Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.Na kemi krijuar hyllësi në qiej dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesin,Dhe ne kemi bërë në qiell sisteme yjesh dhe kemi zbukuruar për shikuesit.
17 وَحَفِظْنَٰهَا مِن كُلِّ شَيْطَٰنٍۢ رَّجِيمٍ١٧ Dhe atë (qiellin) e kemi ruajturprej çdo djalli të mallkuar.dhe i kemi ruajtur nga çdo djall i mallkuar;Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar, 18 إِلَّا مَنِ ٱسْتَرَقَ ٱلسَّمْعَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌۭ مُّبِينٌۭ١٨ Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).përpos atij që vjedh të dëgjuarën, e arrinë atë një flakë e dukshme.Përveç kush vështron tinëzisht dhe e godit një yll i dukshëm. 19 وَٱلْأَرْضَ مَدَدْنَٰهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَىْءٍۢ مَّوْزُونٍۢ١٩ E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.Dhe Tokën e kemi shtrirë dhe nëpër të kemi shpërndarë male të forta, dhe kemi bërë që në të, të zhvillohet çdo gjë në masa proporcionale,Ndërsa tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë male të palëvizshëm dhe kemi bërë që në të të mbinë çdo send me masë, 20 وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَٰيِشَ وَمَن لَّسْتُمْ لَهُۥ بِرَٰزِقِينَ٢٠ Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe tyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.dhe kemi bërë për ju në të (Tokë) sendet që u japin gjallëri dhe për ata që nuk i mbani (furnizoni) ju.Dhe kemi bërë për ju në të burim jetese, si edhe për ataqë nuk i ushqeni ju. 21 وَإِن مِّن شَىْءٍ إِلَّا عِندَنَا خَزَآئِنُهُۥ وَمَا نُنَزِّلُهُۥٓ إِلَّا بِقَدَرٍۢ مَّعْلُومٍۢ٢١ E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mse të caktuar (të nevojshme).Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Na japim vetëm aq sa është e nevojshme.Dhe nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin te na, por ne nga ajo japim vetëm aqsa është e nevojshme. 22 وَأَرْسَلْنَا ٱلرِّيَٰحَ لَوَٰقِحَ فَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَسْقَيْنَٰكُمُوهُ وَمَآ أَنتُمْ لَهُۥ بِخَٰزِنِينَ٢٢ Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojnë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.Na dërgojmë erërat për të frytnuar, e zbresim shiun nga qielli e ju kemi furnizuar me ujë – dhe depot e tij (ujit) nuk gjenden tek ju.Ne dërgojmë erërat të mbarësojmë dhe nga qielli lëshojmë shiun me të cilin ju ngimë – dhe ju nuk dispononi me atë. 23 وَإِنَّا لَنَحْنُ نُحْىِۦ وَنُمِيتُ وَنَحْنُ ٱلْوَٰرِثُونَ٢٣ Ne, vërtetjemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).Dhe, me të vërtetë, Na japim gjëllëri dhe vdekje, dhe vetëm Na jemi trashëgimtar (të përhershëm),Dhe vetëm ne ngjallim dhe vdesim, dhe vetëm ne mbesim trashëgimtar. 24 وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَقْدِمِينَ مِنكُمْ وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَـْٔخِرِينَ٢٤ S’ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.dhe vetëm Na dimë për ata që kanë qenë para jush, dhe vetëm Na dimë për ata që do të vijnë pas jush,Dhe ne e dimë atë çka ka kaluar para jush dhe e dimë edhe atë çka vjen pas.
25 وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحْشُرُهُمْ ۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٌۭ٢٥ E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.dhe, me të vërtetë, Zoti yt, do t’i tubojë; Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.Kurse Ai, Zoti yt, pa dyshim, të gjithë do t’i tubojë. Ai është i urtë dhe shumë i dijshëm. 26 وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ٢٦ Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).Na kemi krijuar njeriun prej një balte të fortë – të zezë, së cilës i është dhënë forma,Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formësuar, 27 وَٱلْجَآنَّ خَلَقْنَٰهُ مِن قَبْلُ مِن نَّارِ ٱلسَّمُومِ٢٧ E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.kurse xhindet i kemi krijuar që më parë nga zjarri i flakët.Kurse exhinët, qysh më parë i kemi krijuar nga zjarri semum (i këndellur). 28 وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّى خَٰلِقٌۢ بَشَرًۭا مِّن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ٢٨ Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.(Kujtoje) kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do ta krijojë njeriun nga balta e zezë e fortë, e ndryshueshme (e figuruar),Dhe kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta, nga balta e tharë, 29 فَإِذَا سَوَّيْتُهُۥ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِى فَقَعُوا۟ لَهُۥ سَٰجِدِينَ٢٩ E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe do t’i japë atij shpirtin që është krijesa Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”.e kur t’ia jap formën dhe i jap shpirtin (e bëhet i gjallë), ju bëni sexhde atij!”Dhe pasi që i kam dhënë fizionomi dhe i kam dhënë edhe shpirt, ju përuluni!” 30 فَسَجَدَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ٣٠ Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.Të gjithë engjëjt, bashkarisht, i bën sexhde atij,Dhe të gjithë engjujt, së bashku, iu përulën. 31 إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰٓ أَن يَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ٣١ Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?”përveç Iblisit. Ai refuzoi t’u bashkohet atyre që bënin sexhde.Por Iblisi, jo. Ai refuzoi të jetë me ata që iu përulen. 32 قَالَ يَٰٓإِبْلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ٣٢ Ai tha: “O Iblis, ç’është ajo që ti mos jehsë me ata që bënë sexhde?”(Perëndia) tha: “O Iblis, ç’pate ti që nuk u bëre me ata që bënë sexhde?”“O Iblis, - i tha Ai, - Ç’është me ty që nuk u përule?”
33 قَالَ لَمْ أَكُن لِّأَسْجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقْتَهُۥ مِن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ٣٣ Ai tha: “Nuk është për mua t’i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e terur, e zezë e me erë”.(Iblisi) tha: “Nuk jam unë ai që t’i bëjë sexhde një njeriu të cilin Ti e ke krijuar nga balta e zezë, e fortë, e ndryshueshme (e figuruar), së cilës i është dhënë forma.Nuk më ka hije, - tha, - t’i përulem një njeriu të cilin e krijove nga balta, nba balta e tharë”. 34 قَالَ فَٱخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌۭ٣٤ (All-llahu) tha: “Dil pra, prej aty, tiqofsh i mallkuar!(Perëndia) tha: “Atëherë, dil prej xhennetit, ti, në të vërtetë, je i mallkuar,“Atëherë, pra, dil prej aty, - i tha Ai, ti me të vërtetë je i mallkuar. 35 وَإِنَّ عَلَيْكَ ٱللَّعْنَةَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلدِّينِ٣٥ Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”.dhe le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kijametit!”Dhe mallkimi të ndjektë deri në ditën e kijametit!” 36 قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ٣٦ (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata (njerëzit)!”“O Zoti im, - tha, - më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen!” 37 قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ٣٧ (Zoti) Tha: “Ti je prej të afatizuarve.(Zoti) tha: “Ty, me të vërtetë, të është dhënë afat“Të qoftë dhënë afati, - i tha Ai. – 38 إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْوَقْتِ ٱلْمَعْلُومِ٣٨ deri në kohën e ditës së caktuar”.deri në ditën e kohës së caktuar”.Deri në atë ditën e caktuar”. 39 قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِى لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ٣٩ (Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largojë nga rruga e drejtë!”(Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje, unë në Tokë do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim,“O Zoti im, - tha, - për atë që më ke shpjerë në humbje, unë atyre në tokë do t’ua zbukuroj punët e tyre, do t’i shpiej gjithsesi në humbje, 40 إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ ٱلْمُخْلَصِينَ٤٠ Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.përveç robërve Tu të sinqertë”.Përveç atyre robërve të tu të sinqertë”.
41 قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَىَّ مُسْتَقِيمٌ٤١ (Madhëria e Tij) Tha: “kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”.(Perëndia) tha: “Kjo është rruga ime e drejtë.“Kjo, - tha Ai, - është rruga e drejtë imja. 42 إِنَّ عِبَادِى لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ٤٢ Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.Ti, me të vërtetë, nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi, përveç atyre të humburve, që të pasojnë ty”.Ti nuk ke kurrfarë kompetence ndaj robërve të mi, përveç atyre të devijuarve, të cilët të kanë pasuar ty”. 43 وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوْعِدُهُمْ أَجْمَعِينَ٤٣ E s’ka dyshim se Xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.Dhe, me të vërtetë, xhehennemi është vendbanimi i tyre i premtuar, për të gjithë:Për tërë ata vendtakimi është në xhehennem, 44 لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَٰبٍۢ لِّكُلِّ بَابٍۢ مِّنْهُمْ جُزْءٌۭ مَّقْسُومٌ٤٤ Ai (Xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).ai i ka shtatë dyer, e për çdo derë ka pjesë të caktuar”.Që i ka shtatë dyer. Nëpër secilën derë do të kalojë një numër i caktuar. 45 إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍۢ وَعُيُونٍ٤٥ E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në Xhennete e mes burimeve.Me të vërtetë, ata që ruhen nga mëkatet, do të gjenden në kopshtet e xhennetit pranë burimeve.Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopshte dhe burime. 46 ٱدْخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ٤٦ (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).(Ju thuhet): “Hyni në to me përshëndetje dhe të siguruar (prej frikës)”.“Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika!” 47 وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٍۢ مُّتَقَٰبِلِينَ٤٧ Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfardo urrejtje, e at në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.Dhe, Ne, do ta shporrim urrejtjen nga zemrat e tyre (që kanë pasur më parë), ata do të rrinë ulur si vëllezër në kanape (kolltuqe) – njëri përballë tjetrit,Dhe nga krahërorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qëndrojnë të gëzuar sikur vëllezër njëri përball tjetrit, 48 لَا يَمَسُّهُمْ فِيهَا نَصَبٌۭ وَمَا هُم مِّنْهَا بِمُخْرَجِينَ٤٨ Ata aty nuk igodet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.aty, nuk do t’i gërget lodhja, ata prej atyhit kurrë nuk do të dëbohen.Aty nuk i pret kurrfarë lodhje, dhe nuk do të nxirren prej tyre.
49 ۞ نَبِّئْ عِبَادِىٓ أَنِّىٓ أَنَا ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ٤٩ Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.Lajmëroji robërit e Mi (o Muhammed!) se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj,Lajmëroi robërit e mi se Unë, njëmend, jam ai që fal dhe mëshirëplotë, 50 وَأَنَّ عَذَابِى هُوَ ٱلْعَذَابُ ٱلْأَلِيمُ٥٠ Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm.e që dënimi Im (për të këqinjtë), është me të vërtetë, dënim i dhembshëm!Por edhe dënimi im është, pa dyshim i dhembshëm. 51 وَنَبِّئْهُمْ عَن ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ٥١ Enjoftoj edhe për mysafirët e Ibrahimit.Dhe lajmëroji për mysafirët e Ibrahimit,Edhe lajmëroi ata për musafirët e Ibrahimit, 52 إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًۭا قَالَ إِنَّا مِنكُمْ وَجِلُونَ٥٢ kur ata hynë te ai dhe thanë: “Selamen - e përshëndetën e ai (Ibrahimi) tha: “Ne po frikësohemi prej jush!”kur, hynë tek ai dhe thanë: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”.Kur hynë dhe i thanë: “Paqe”! E ai u tha: “Ne frikësohemi prej jush”. 53 قَالُوا۟ لَا تَوْجَلْ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍۢ٥٣ Ata thanë: “Mos u frikëso ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!”Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”.“Mos u frikëso, - i thanë, - ne të përgëzojmë ty se do të keshë një djalë të mësuar”. 54 قَالَ أَبَشَّرْتُمُونِى عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِىَ ٱلْكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ٥٤ Ai (Ibrahimi) tha: “A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?(Ibrahimi) tha: “A mos vallë do të më sihariqoni, tani, kur më ka goditur pleqëria? Me çka do të më sihariqoni mua?”“A më përgëzoni tani kur më ka zënë pleqëria? - tha ai. – Me çka po më përgëzoni?” 55 قَالُوا۟ بَشَّرْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْقَٰنِطِينَ٥٥ Ata thanë: “Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurtë e ti mos u bë i pashpresë!”Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!”I thanë: “Të përgëzojmë me një realitet dhe për këtë mos e humb shpresën!” 56 قَالَ وَمَن يَقْنَطُ مِن رَّحْمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ٥٦ Tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”(Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” –Po kush e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre të devijuarëve e të humburëve.
57 قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ٥٧ Tha: “E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?”dhe pyeti (Ibrahimi): “E, çfarë është qëllimi juaj, o të dërguar?”“Po ç’punë keni ju, o të dërguarë! – u tha. 58 قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍۢ مُّجْرِمِينَ٥٨ Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull i prishur!”(Ata) thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatarë, -“Ne jemi dërguar te një popull mëkatar, - i thanë ata. 59 إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمْ أَجْمَعِينَ٥٩ Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t’i shpëtojmë që të gjithë.përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) –Përveç familjes së Lutit që do ta shpëtojmë të tërë, 60 إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ قَدَّرْنَآ ۙ إِنَّهَا لَمِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ٦٠ Përpos gruas sëtij, ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).përveç gruas së tij; për atë, Na kemi caktuar dënim, të cilin do ta shiojë ajo”.Me përjashtim të gruas së tij, e kemi vendosur, ajo do të jetë e dënuar me të tjerët”. 61 فَلَمَّا جَآءَ ءَالَ لُوطٍ ٱلْمُرْسَلُونَ٦١ E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,Dhe kur erdhën të dërguarit te familja e Lutit. 62 قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌۭ مُّنكَرُونَ٦٢ Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!(Luti) tha: “Ju, me të vërtetë, jeni njerz të panjohur!”Ai u tha: “Ju jeni, sigurisht, njerëz të panjohur”. 63 قَالُوا۟ بَلْ جِئْنَٰكَ بِمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَمْتَرُونَ٦٣ Ata thanë: “Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.Ata thanë: “Jo, na të kemi sjellur atë, në të cilën ata (mohuesit nga populli yt) dyshojnë,“Jo, - i thanë ata, - por po të sjellim atë në çka dyshojnë këta, 64 وَأَتَيْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ٦٤ Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).të sjellim atë që do të ngjajë me siguri, e ne, me të vërtetë, jemi të sinqertë.Dhe të sjellim realitetin që do të ndodhë, dhe ne, sigurisht, jemi të sinqertë.
65 فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍۢ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَٱتَّبِعْ أَدْبَٰرَهُمْ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌۭ وَٱمْضُوا۟ حَيْثُ تُؤْمَرُونَ٦٥ Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.Udhëto ti me familjen tënde, në një kohë të natës, e shko ti pas tyre, e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtim të urdhëruar!”Transfero familjen tënde natën vonë, kurse ti rri në prapavijë të tyre, dhe asnjë prej jush le të mos kthehet, por shkoni atje për ku ju urdhërohet!” 66 وَقَضَيْنَآ إِلَيْهِ ذَٰلِكَ ٱلْأَمْرَ أَنَّ دَابِرَ هَٰٓؤُلَآءِ مَقْطُوعٌۭ مُّصْبِحِينَ٦٦ E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, atë që do të ngjajë: që ata të gjithë – deri në të mbramin, do të zhduken, në agim.Dhe ne ia shpallëm atë që do të ndodhë. Se ata të gjithë, do të zhduken mu në agim. 67 وَجَآءَ أَهْلُ ٱلْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ٦٧ E banuesit e qytetit (sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrin.Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit.Dhe erdhën bashkëqytetarët, të gëzuar. 68 قَالَ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ ضَيْفِى فَلَا تَفْضَحُونِ٦٨ Tha: (Luti): “Këta janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua,(Luti) tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni,“Këta janë musafirët e mi, - u tha ai, - mos më turpëroni! 69 وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ٦٩ Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!”dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!”Dhe frikësohuni All-llahut, e mos më poshtëroni!” 70 قَالُوٓا۟ أَوَلَمْ نَنْهَكَ عَنِ ٱلْعَٰلَمِينَ٧٠ Ata thanë: “A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?Ata (populli i Lutit) thanë: “A nuk të kemi ndaluar na ty, që të pranosh mysafirë?”A nuk ta kemi ndaluar, - i thanë, - të pranosh njerëz si musafirë?” 71 قَالَ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِىٓ إِن كُنتُمْ فَٰعِلِينَ٧١ Ai (Luti) tha: “Ja, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!”(Luti) tha: “Ja këto vajzat e (popullit) tim! Nëse doni të bëni çka synoni, (martohuni me to).“Qe ku i keni vajzat e mia, - tha ai, - nëse dëshironi të bëni diçka. 72 لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِى سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ٧٢ Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.(O Muhammed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta.“Pasha ty, ata janë humbur në dehjen e tyre.
73 فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُشْرِقِينَ٧٣ E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.Dhe, ata i kaplojë një zë i tmerrshëm kur lindir Dielli,Dhe ata i përfshiu, me të lindur të diellit, një ushtimë e madhe. 74 فَجَعَلْنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ حِجَارَةًۭ مِّن سِجِّيلٍ٧٤ Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuammbi ta shi (të dheut të pjekur në Xhehennem) si gurë.dhe Ne, kemi bërë që, ajo që gjendej lartë – të bie poshtë, duke lëshuar në ta si shi gurësh prej dheut të pjekur, -Dhe ne e përmbysëm, ajo që ishte lartë e vumë poshtë, dhe mbi ta lëshuam një rrebesh dhe të gurëzuar, sikur shiu. 75 إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّلْمُتَوَسِّمِينَ٧٥ Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që vëzhgojnë me kujdes,Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që i hetojnë. 76 وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٍۢ مُّقِيمٍ٧٦ Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.me të vërtetë, ato (qytete) janë në rrugë, kur gjenden edhe tani.Dhe ai qytet ështëpranë rrugës edhe tash. 77 إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّلْمُؤْمِنِينَ٧٧ Për ata që besojnë, ka fakte në të.Kjo, me të vërtetë, është dokument për besimtarët.Në këtë ka mësime për ata që besojnë, 78 وَإِن كَانَ أَصْحَٰبُ ٱلْأَيْكَةِ لَظَٰلِمِينَ٧٨ Edhe populli i “Ejkës” ishin zullumqarë.Por, edhe banorët e Ejkes kanë qenë zullumqarë,Por edhe banorët e Ejkes kanë qenë kriminelë. 79 فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍۢ مُّبِينٍۢ٧٩ E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.andaj, i kemi ndëshkuar, dhe që të dy janë në rrugë – të dukshme.Prandaj u jemi hakmarrë dhe që të dy janë pranë rrugës dhe shihen haptazi. 80 وَلَقَدْ كَذَّبَ أَصْحَٰبُ ٱلْحِجْرِ ٱلْمُرْسَلِينَ٨٠ Edhe populli i “Hixhres” i përgënjeshtroi të dërguarit.Edhe banorët e Hixhrës, pejgamberët i konsideruan për gënjeshtarë.Edhe banorët e Hixhrit i kanë përgënjeshtruar profetët,
81 وَءَاتَيْنَٰهُمْ ءَايَٰتِنَا فَكَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ٨١ Ne u patëm parashtruar atyre (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.Dhe Ne, u patëm dhënë atyre dokumentet Tona, por ata shmangeshin prej tyre.Dhe ne u patëm dhënë argumentet tona, por ata ua kthenin shpinën. 82 وَكَانُوا۟ يَنْحِتُونَ مِنَ ٱلْجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ٨٢ Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.Ata gëdhendnin shtëpia me gurë-malesh, duke besuar se nuk do t’i gjejë asgjë,Dhe skalitnin shtëpiat në shkrepa, të qetë e të sigurtë. 83 فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُصْبِحِينَ٨٣ E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.andaj, edhe ata në agim i goditi zë i tmerrshëmPor edhe ata i goditi ushtima e tmerrshme, në agim. 84 فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ٨٤ Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.dhe nuk patën farë dobie nga ajo që patën ndërtuar (banesat)Dhe nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar 85 وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ ۗ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَءَاتِيَةٌۭ ۖ فَٱصْفَحِ ٱلصَّفْحَ ٱلْجَمِيلَ٨٥ E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhamme) sillu me njerëzishmëri.Na kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe atë që gjendet në mes tyre – në mënyrë të mrekullueshme. Me të vërtetë, do të vie Kijameti, andaj sillu ti (o Muhammed) me sjellje të bukura (zemërgjerësi),Ne nuk i kemi krijuar qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre pa arsye. Momenti i fundit, me siguri, do të vijë, prandaj ti sillu me shpirtëgjërësi. 86 إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلْخَلَّٰقُ ٱلْعَلِيمُ٨٦ Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.me të vërtetë, Zoti yt është i vetmi Krijues dhe i Gjithëdijshëm. –Zoti yt është gjithkrijues dhe i gjithdijshëm. 87 وَلَقَدْ ءَاتَيْنَٰكَ سَبْعًۭا مِّنَ ٱلْمَثَانِى وَٱلْقُرْءَانَ ٱلْعَظِيمَ٨٧ Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.Na të kemi shpallë ty shtatë ajete, që përsëriten dhe Kur’anin e madhërueshëm. –Ne të kemi shpallur shtatë ajete që përsëriten, edhe Kur’anin e madhërueshëm. 88 لَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِۦٓ أَزْوَٰجًۭا مِّنْهُمْ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَٱخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ٨٨ E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.Mos i drejto sytë e tu kah ato kënaqësi që Na ua kemi dhënë disave prej tyre dhe mos u hidhëro për ta (në mos besofshin). E, ndaj besimtarëve bëhu i butëMos të ikë assesi syri në atë që ne u japim për kënaqësi disave, dhe mos u mërzit për ata, kurse ndaj besimtarëve jij i butë.
89 وَقُلْ إِنِّىٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلْمُبِينُ٨٩ Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë).dhe thuaj: “Unë, në të vërtetë, jam vetëm paralajmërues i qartë!” –Dhe thuaj: “Unë jam vetëm qortues i hapët!” 90 كَمَآ أَنزَلْنَا عَلَى ٱلْمُقْتَسِمِينَ٩٠ (u sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bëjnë ndarjen. (e librave të mëparëshme).(Ashtu u kemi dërguar cënim) atyre, të cilët e kanë ndarë Librin,Siç u kemi shpallur qortim klasifikuesve, 91 ٱلَّذِينَ جَعَلُوا۟ ٱلْقُرْءَانَ عِضِينَ٩١ Të cilët e bënë Kur’anin të ndarë në pjesë.e të cilët e kanë ndarë Kur’anin pjesë-pjesë (diçka kanë besuar e diçka jo).Të cilët e kanë identifikuar Kur’anin me gjini (letrare) 92 فَوَرَبِّكَ لَنَسْـَٔلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ٩٢ Pasha Zotin tënd, ata gjithë do t’i marrim në përgjegjësi.Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë,Qe pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi, 93 عَمَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ٩٣ Për atë ç’vepruan.për atë që kanë punuar!Për atë çka kanë bërë. 94 فَٱصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْمُشْرِكِينَ٩٤ Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangiu idhujtarëve,Ti prediko atë që të urdhërohet dhe hiqu politeistëve. 95 إِنَّا كَفَيْنَٰكَ ٱلْمُسْتَهْزِءِينَ٩٥ S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin (ty),Ne të mjaftojmë ty kundër atyre të cilët tallen. 96 ٱلَّذِينَ يَجْعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ٩٦ të cilët All-llahut, i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë (fundin)!Me All-llahu dhe bëjnë edhe tjetër Zot. Do të shohin ata!
97 وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ٩٧ Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata,Ne mirë e dimë se të vjen rënd ajo që flasin ata. 98 فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ٩٨ Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).andaj, madhëroje dhe falenderoje Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që falin namazin!Por madhëro Zotin tënd dhe falenderoje, edhe bëhu nga ata që përulen. 99 وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ٩٩ Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)!Dhe adhuro Zotin tënd, sa të jesh gjallë!