Surja 37
الصافات
As-Saaffaat
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفًّۭا١ Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.Pasha ata (engjëjt) që janë të radhiturPasha të radhiturat që në radhë qëndrojnë, 2 فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجْرًۭا٢ Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.dhe ata që i pengojnë (njerëzit prej mëkateve)Edhe ato që me ngulm pengojnë, 3 فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكْرًا٣ Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.dhe ata që e lexojnë Kur’anin, -Edhe ato që Kur’an lexojnë, 4 إِنَّ إِلَٰهَكُمْ لَوَٰحِدٌۭ٤ Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.në të vërtetë, Zoti juaj është një,Zoti juaj është, me të vërtetë, vetëm Një, 5 رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ ٱلْمَشَٰرِقِ٥ Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre dhe Zot i lindjes (i verës dhe dimërit)!Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, dhe Zoti i lindjeve. 6 إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنْيَا بِزِينَةٍ ٱلْكَوَاكِبِ٦ Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,Ne me të vërtetë e kemi stolisur qiellin më të afërt për ju me një qëndijes yjesh, 7 وَحِفْظًۭا مِّن كُلِّ شَيْطَٰنٍۢ مَّارِدٍۢ٧ Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.dhe e mbrojmë nga çdo djall kryeneç,Duke e mbrojtur prej çfarëdo djalli prapshtan. 8 لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلْمَلَإِ ٱلْأَعْلَىٰ وَيُقْذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍۢ٨ Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.që mos t’i përgjojë meleqet e lartësuar; ata (djajtë) sulmohen nga të gjitha anët,Nuk do t’i përgjojnë engjujt e bekuar dhe do të hidhen nga të gjitha anët.
9 دُحُورًۭا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ وَاصِبٌ٩ Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.për t’i dëbuar ata: për ta ka vuajtje të përhershme,Të përzënë, ata i pret dënim i pandërpreerë, 10 إِلَّا مَنْ خَطِفَ ٱلْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌۭ ثَاقِبٌۭ١٠ Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.e ai që grabitë diçka, atë e ndjekë dritë verbuese.Përveç aij i cili rrëmben diçka dhe e përcjellë një yll i shkëlqyer, 11 فَٱسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَم مَّنْ خَلَقْنَآ ۚ إِنَّا خَلَقْنَٰهُم مِّن طِينٍۢ لَّازِبٍۭ١١ Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.Pyeti ata (o Muhammed): a është më i vështirë krijimi ityre apo të gjitha gjërat e tjera që i kemi krijuar? – Ata, i kemi krijuar nga bota (balta) ngjitëse.Pyeti ata, a është më rëndë t’i krijosh ata apo atë që e kemi krijuar ne? ata i krijuam nga një baltë ngjitëse, 12 بَلْ عَجِبْتَ وَيَسْخَرُونَ١٢ Por ti je i habitur, e ata tallen.Ti çuditesh (nga mohimi i atyre) e ata përqeshin,Dhe ti je mahnitur, kurse ata tallen. 13 وَإِذَا ذُكِّرُوا۟ لَا يَذْكُرُونَ١٣ E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.e kur t’iu drejtohen këshilla, ata nuk i pranojnë,Dhe kur u drejtohet këshilla, ata nuk kujtohen. 14 وَإِذَا رَأَوْا۟ ءَايَةًۭ يَسْتَسْخِرُونَ١٤ E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.dhe kur e shohin një argument, ata e nxisin njëri-tjetrin për përqeshjeEdhe kur e shohin ndonjë argument, e nxisin njëri-tjetrin në përqeshje, 15 وَقَالُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌ١٥ Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër veçse një magji e vërtetë!”Dhe thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç magjie hapët”. 16 أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ١٦ A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?(Ata thonë): “Vallë kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e dhé, a thua njëmend do të ngjallemiA kur të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, a përnjëmend ne do të ngjallemi,
17 أَوَءَابَآؤُنَا ٱلْأَوَّلُونَ١٧ A edhe të parët tanë të herëshëm?dhe paraardhësit tonë të lashtë?”A edhe të parët tanë të lashtë? 18 قُلْ نَعَمْ وَأَنتُمْ دَٰخِرُونَ١٨ thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”Thuaju: “Po, e dot ë jeni edhe të poshtëruar!”Thuaj: “Po, dhe ju do të jeni të nënçmuar!” 19 فَإِنَّمَا هِىَ زَجْرَةٌۭ وَٰحِدَةٌۭ فَإِذَا هُمْ يَنظُرُونَ١٩ Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.Ky do të jetë vetëm një zë dhe të gjithë do të presim (se ç’po ndodhë)Ai do të jetë vetëm një zë trishtues, e ata do të përgjojnë, 20 وَقَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَا هَٰذَا يَوْمُ ٱلدِّينِ٢٠ E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”dhe do të thonë: “Mjer për ne, kjo është Dita e gjykimit!”dhe do të thonë: “Të mjerët ne, kjo është ditë e gjykimit!” 21 هَٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ٢١ Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.(Atyre ju thuhet): “Po, kjo është Dita e gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!”Kjo është dita e ekzekutimit të cilën ju e keni përgënjeshtruar. 22 ۞ ٱحْشُرُوا۟ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ وَأَزْوَٰجَهُمْ وَمَا كَانُوا۟ يَعْبُدُونَ٢٢ Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.(Engjëjve ju thuhet): “Tuboni njerëzit e këqinj e shokët e tyre dhe ato që i kanë adhuruarMblidhni ata të cilët kanë bërë krime edhe ata që u janë bashkuar, edhe ata të cilët i adhuronin 23 مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهْدُوهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْجَحِيمِ٢٣ (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!pos Perëndisë, e tregoju atyre rrugëne Ferrit;Në vend të All-llahut, dhe drejtoni rrugës së xhehennnnnemit, 24 وَقِفُوهُمْ ۖ إِنَّهُم مَّسْـُٔولُونَ٢٤ Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.dhe i ndalni ata, ata do të pyetën:Por ndalni se ata, me siguri, do të merren në pyetje!
25 مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ٢٥ Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?“Çka keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin (idhujtë dhe adhuruesit e tyre)?”Ç’keni që nuk ndihmoheni? 26 بَلْ هُمُ ٱلْيَوْمَ مُسْتَسْلِمُونَ٢٦ E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.Por, ata atë Ditë do të janë plotësisht të dorëzuar,Sepse ata sot janë dorëzuar krejtësisht, 27 وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَسَآءَلُونَ٢٧ E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.e do t’i afrohen njëri-tjetrit dhe do të bëjnë pyetje mes veti;Dhe do të fillojnë t’i thonë njëri-tjetrit: 28 قَالُوٓا۟ إِنَّكُمْ كُنتُمْ تَأْتُونَنَا عَنِ ٱلْيَمِينِ٢٨ (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).Do të thonë: “Ju, me të vërtetë, na keni ardhur nga ana e djathtë (e me forcë)”.“Ju na mashtruat”; Na erdhët nga e djathta! 29 قَالُوا۟ بَل لَّمْ تَكُونُوا۟ مُؤْمِنِينَ٢٩ Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.Ata do të përgjigjen: “Jo, por ju nuk keni qenë besimtarë,“Jo, por ju – do të përgjigjen ata – nuk ishit besimtarë, 30 وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيْكُم مِّن سُلْطَٰنٍۭ ۖ بَلْ كُنتُمْ قَوْمًۭا طَٰغِينَ٣٠ Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).e ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i tërbuar,Se ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju keni qenë një popull i shfrenuar. 31 فَحَقَّ عَلَيْنَا قَوْلُ رَبِّنَآ ۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ٣١ E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).andaj, u realizua fjala e Zotit mbi ne. Ne, me të vërtetë, po e shijojmë dënimin,Dhe kundër nesh u realizua fjala e Zotit tonë. Ne, njëmend, do ta shijojmë. 32 فَأَغْوَيْنَٰكُمْ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ٣٢ Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.e, ju kemi mashtruar juve, meqë edhe ne kemi qenë të mashtruar”.Ju kemi ftuar në mashtrim, sepse edhe vetë kemi qenë të humbur”.
33 فَإِنَّهُمْ يَوْمَئِذٍۢ فِى ٱلْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ٣٣ Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.Dhe ata, atë Ditë do të jenë së bashku në mundim,Dhe ata atë ditë do të jenë së bashku në mundim, 34 إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِٱلْمُجْرِمِينَ٣٤ Kështu Ne veprojmë me kriminelët.sepse, Ne kështu veprojmë me të këqinjtë.Sepse Ne ashtu veprojmë me mëkatarët. 35 إِنَّهُمْ كَانُوٓا۟ إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ٣٥ Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.Kur u thuhej atyre: “Vetëm Allahu është Zot!” – ata madhështoheshin,Kur iu tha atyre se nuk ka tjetër Zot përveç All-llahut, ata bënin arrogancë, 36 وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓا۟ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٍۢ مَّجْنُونٍۭ٣٦ Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”dhe thonin (Mekkasit): “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”Dhe thonin: “A t’i lëmë ne zotërat tonë për një poet të marrë”? 37 بَلْ جَآءَ بِٱلْحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلْمُرْسَلِينَ٣٧ Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.Jo, (ai nuk është poet), por ai e ka sjellë të Vërtetën dhe i ka vërtetuar pejgamberët e mëparshëm,Por jo, ai u sjell të vërtetën dhe vërteton të dërguarit e tjerë 38 إِنَّكُمْ لَذَآئِقُوا۟ ٱلْعَذَابِ ٱلْأَلِيمِ٣٨ Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.e, me të vërtetë, ju do ta shijoni dënimin e dhembshëm, -E ju, me siguri, do të shijoni vuajtje të dhimbshme, 39 وَمَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ٣٩ Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.dhe do ta dënoheni ju vetëm për atë që keni bërë!dhe nuk do të shpërbleheni, përpos siç keni punuar. 40 إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ٤٠ Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,E robërit e sinqertë të Perëndisë,Kurse robërit e sinqertë të All-llahut,
41 أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ رِزْقٌۭ مَّعْلُومٌۭ٤١ Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,do të kenë furnizim të caktuar,Ata do të kenë furnizim të veçantë, 42 فَوَٰكِهُ ۖ وَهُم مُّكْرَمُونَ٤٢ Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,pemë të ndryshme, dhe do të jenë të respektuar,Pemë të ndryshme, do të jenë të nderuar 43 فِى جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ٤٣ Në Xhennete të begatshme,në kopshtet e dhuntive,Në xhenete të mrekullueshme, 44 عَلَىٰ سُرُرٍۢ مُّتَقَٰبِلِينَ٤٤ Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,në kolltuqe, njëri përballë tjetrit,Në shtretër njëri përball tjetrit, 45 يُطَافُ عَلَيْهِم بِكَأْسٍۢ مِّن مَّعِينٍۭ٤٥ Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,do të shërbehen me pije nga burimi që do të rrjedhë gjithmonë,Do të shërbehen me një gotë që nuk shterret kurrë, 46 بَيْضَآءَ لَذَّةٍۢ لِّلشَّٰرِبِينَ٤٦ E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,(me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pijnë,Të bardhë dhe të shishëm për ata që e pinë. 47 لَا فِيهَا غَوْلٌۭ وَلَا هُمْ عَنْهَا يُنزَفُونَ٤٧ Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,me të (verën), nuk do të trullosen dhe prej saj nuk do të dehen.Prej saj nuk dhemb kryet dhe nga ajo as mendja nuk të humb. 48 وَعِندَهُمْ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ عِينٌۭ٤٨ E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,Dhe pranë tyre do të jenë gratë me shikim të ulur, e sy të bukurE pranë tyre symëdhatë e reja, me shikime të përulura,
49 كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌۭ مَّكْنُونٌۭ٤٩ Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).sikur të jenë vezë të ruajtura.Si vezë të mbuluara 50 فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَسَآءَلُونَ٥٠ I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,Dhe ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë,Dhe do t’i qasen njëri-tjetrit duke biseduar, 51 قَالَ قَآئِلٌۭ مِّنْهُمْ إِنِّى كَانَ لِى قَرِينٌۭ٥١ Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku,dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok (mohues),Njëri prej tyre i thotë: “Kam pasur një shok, 52 يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُصَدِّقِينَ٥٢ thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë sei cili thoshte: “Vallë edhe ti je nga ata që besojnë,I cili thoshte: A edhe ti je prej atyre që besojnë, 53 أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ٥٣ Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”që kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, me të vërtetë do të japim llogari?”Se, pasi të vdsim e të bëhemi eshtra e pluhur do të japim llogari!” 54 قَالَ هَلْ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ٥٤ Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”(do të thotë ai): “A doni të shikoni?”“A doni të shihni?” 55 فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِى سَوَآءِ ٱلْجَحِيمِ٥٥ Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.Dhe ai do të shikojë, dhe atë do ta sheh në midis të zjarrit.Dhe ai do të shikojë, do të shohë atë në mes të xhehennemit, 56 قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرْدِينِ٥٦ Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.Ai thotë: “Pasha Perëndinë, për pak më shkatërrove edhe mua;“Pasha All-llahun” – do të thotë, - “përpak desh më shkatërrove”.
57 وَلَوْلَا نِعْمَةُ رَبِّى لَكُنتُ مِنَ ٱلْمُحْضَرِينَ٥٧ Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty).Po të mos ishte mëshira e Zotit tim, tani edhe unë do të isha aty, 58 أَفَمَا نَحْنُ بِمَيِّتِينَ٥٨ Dhe ne nuk do të vdesim më,E për ne, nuk do të ketë më vdekje,Ne më nuk do të vdesim, apo jo? 59 إِلَّا مَوْتَتَنَا ٱلْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ٥٩ Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”përveç vdekjes së parë, nuk do të jemi të munduar më,Përveç vdekjes tonë të parë dhe s’do të dënohemi më. 60 إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ٦٠ Vërtet, ky është ai suksesi i madh,kjo, me të vërtetë, është sukses i madh!Kjo do të jetë, me siguri, sukses i madh! 61 لِمِثْلِ هَٰذَا فَلْيَعْمَلِ ٱلْعَٰمِلُونَ٦١ Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!Për diçka të tillë, le të angazhohen punëtorët!për diçka si kjo le të punojnë punëtorët! 62 أَذَٰلِكَ خَيْرٌۭ نُّزُلًا أَمْ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ٦٢ A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”?A më e mirë është kjo gjendje, apo druri zekkum.A është ky vend më i mirë apo druri zekkum? 63 إِنَّا جَعَلْنَٰهَا فِتْنَةًۭ لِّلظَّٰلِمِينَ٦٣ Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.Ne, këtë sprovë e kemi bërë për zullumqarët.ne atë ua kemi bërë për dënim mosbesimtarëve. 64 إِنَّهَا شَجَرَةٌۭ تَخْرُجُ فِىٓ أَصْلِ ٱلْجَحِيمِ٦٤ Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.Njëmend, ky dru del nga fundi i ferrit,Ai është një dru që do të dalë e rritet nga fundi i xhehennemit.
65 طَلْعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ٦٥ Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.fruti i tij është si koka e gjarpinjëve (djajve).Fruti i tij është si koka djajsh, 66 فَإِنَّهُمْ لَءَاكِلُونَ مِنْهَا فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ٦٦ E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frut dhe me të do ta mbushin barkun.Ata prej tij do të ushqehen dhe me të do t’i mbushin barqet, 67 ثُمَّ إِنَّ لَهُمْ عَلَيْهَا لَشَوْبًۭا مِّنْ حَمِيمٍۢ٦٧ Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë)E pastaj ai do të përzihet me ujë të nxehtë, 68 ثُمَّ إِنَّ مَرْجِعَهُمْ لَإِلَى ٱلْجَحِيمِ٦٨ Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në ferr.Pastaj, me siguri, përsëri do të kthehen në xhehenem. 69 إِنَّهُمْ أَلْفَوْا۟ ءَابَآءَهُمْ ضَآلِّينَ٦٩ Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.Ata i kanë gjetur etërit e tyre në humbje,Ata i gjetën prindërit e tyrenë mashtrim. 70 فَهُمْ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمْ يُهْرَعُونَ٧٠ Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).prandaj, edhe ata vazhduan pas gjurmëve të tyre,Prandaj edhe ata shkelën gjurmëve të tyre. 71 وَلَقَدْ ضَلَّ قَبْلَهُمْ أَكْثَرُ ٱلْأَوَّلِينَ٧١ Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.por edhe para tyre, me të vërtetë, e kanë humbur (rrugën) shumë popuj të lashtë,Por edhe përpara tyre shumica e popujve të lashtë kanë qenë të humbur, 72 وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ٧٢ Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.Ne, me të vërtetë, u kemi dërguar atyre paralajmërues.Edhe pse ne u kemi dërguar atyre qortues.
73 فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُنذَرِينَ٧٣ E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.E, shiko se çfarë qe fundi i atyre që u paralajmëruan,Prandaj shih si e pësuan ata të cilëve u është tërhequr vërejtja, 74 إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ٧٤ Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.pos robërve të sinqertë të Zotit (ata nuk janë dënuar).Me përjashtim të robërve të sinqertë të All-llahut. 75 وَلَقَدْ نَادَىٰنَا نُوحٌۭ فَلَنِعْمَ ٱلْمُجِيبُونَ٧٥ Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.E Na thirri (në ndihmë) Nuhu, e Ne iu kemi përgjegjur bukur:Por kur na thirri Nuhi, Ne iu përgjegjë, 76 وَنَجَّيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥ مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ٧٦ Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.e kemi shpëtuar atë dhe familjen e tij prej fatkeqësisë së madhe,Atë dhe familjën e tij e shpëtuam prej një mundimi të rëndë. 77 وَجَعَلْنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلْبَاقِينَ٧٧ E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.duke i lënë në jetë vetëm pasardhësit e tij,Dhe pasardhësit e tiji lamë të jetojnë. 78 وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ٧٨ Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.dhe u kemi lënë kujtim te brezat e tjerë;Edhe kujtimin për të ua lamë breznive të ardhshme. 79 سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٍۢ فِى ٱلْعَٰلَمِينَ٧٩ Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).“Përshëndetja për Nuhun qoftë në mesin e të gjithë popujve!”Paqa qoftë mbi Nuhin, në të tëra botërat. 80 إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ٨٠ Ne kështu i shpërblejmë të mirët.Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit.Ja, kështu Ne i shpërblejmë bëmirësat.
81 إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ٨١ Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.Me të vërtetë, ai është nga robërit Tonë, besimtar.Ai ishte nga robërit tanë besimtarë. 82 ثُمَّ أَغْرَقْنَا ٱلْءَاخَرِينَ٨٢ E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).Pastaj, i fundosëm të tjrerët (jobesimtarët).E pastaj të tjerët i përmbytëm. 83 ۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبْرَٰهِيمَ٨٣ Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.Dhe, me të vërtetë, nga ithtarët e tij është edhe Ibrahimi,I drejtimit të tij ishte edhe Ibrahimi, 84 إِذْ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلْبٍۢ سَلِيمٍ٨٤ Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër,Kur i erdh Zotit të vet me zemër të shëndoshë; 85 إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦ مَاذَا تَعْبُدُونَ٨٥ Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?”kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “Çka adhuroni ju?Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni? 86 أَئِفْكًا ءَالِهَةًۭ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ٨٦ A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?Vallë, a dëshironi hyjni të rrejshme në vend të Allahut?A në vend të All-llahut doni zotër të rrejshëm? 87 فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ٨٧ çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?E çka mendoni ju për Zotin e gjithësisë?”E ç’mendoni për Zotin e përbotshëm?” 88 فَنَظَرَ نَظْرَةًۭ فِى ٱلنُّجُومِ٨٨ Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,Pastaj u hodhi një shikim yjeve,U lëshoi një shikim yjeve
89 فَقَالَ إِنِّى سَقِيمٌۭ٨٩ E tha: “Unë jam i sëmurë!”dhe tha: “Unë jam i sëmurë”.Dhe tha: “Unë jam i sëmurë”! 90 فَتَوَلَّوْا۟ عَنْهُ مُدْبِرِينَ٩٠ Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.Dhe, ata u larguan prej tij, duke e lënë pas.Dhe ata iu larguan duke ikur, 91 فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمْ فَقَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ٩١ Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani?Kurse ai iu qas fshehtazi zotërave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju? 92 مَا لَكُمْ لَا تَنطِقُونَ٩٢ çka keni pra, që nuk po flitni?Ç’keni, përse nuk flisni?”Ç’është me ju që nuk flisni?” 93 فَرَاغَ عَلَيْهِمْ ضَرْبًۢا بِٱلْيَمِينِ٩٣ Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).Ju afrua tyre tinëzisht, duke i goditur me dorë të djathtë.Dhe, si kalimthi, iu qas me një të rënë me të djathtën, 94 فَأَقْبَلُوٓا۟ إِلَيْهِ يَزِفُّونَ٩٤ Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).Dhe ata (njerëzit) nxituan kah ai.Dhe ata (populli) ia behën me të shpejtë. 95 قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ٩٥ Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”Ibrahimi tha: “Vallë, a i adhuroni ju ato që i keni gdhendur (putat)?“Apo i adhuroni ata që i gdhendni vetë, - i pyeti, - 96 وَٱللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ٩٦ E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.E, Perëndia u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju”.E All-llahu u krijon juve dhe atë çka bëni ju”.
97 قَالُوا۟ ٱبْنُوا۟ لَهُۥ بُنْيَٰنًۭا فَأَلْقُوهُ فِى ٱلْجَحِيمِ٩٧ Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!(Jobesimtarët) thanë: “Përgatitni për te një godinë (vatër) dhe hedheni atë në zjarr!”“Përgatitne, - thanë, - një turrë dru dhe hudhne në zjarr!” 98 فَأَرَادُوا۟ بِهِۦ كَيْدًۭا فَجَعَلْنَٰهُمُ ٱلْأَسْفَلِينَ٩٨ Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.Dhe ata dëshiruan t’i bëjnë dinakëri, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.Dhe deshtën ta dënojnë, por ne i bëmë ata më të poshtëruarit. 99 وَقَالَ إِنِّى ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّى سَيَهْدِينِ٩٩ Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”(Ibrahimi) tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.“Po shkoj, - tha, - atje te Zoti im. Do të më udhëzojë. 100 رَبِّ هَبْ لِى مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ١٠٠ Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!O Zoti im, dhuroma një fëmijë të mirë (e të ndershëm)!”O Zot, më dhuro (pasardhës) prej të mirëve!” 101 فَبَشَّرْنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٍۢ١٠١ Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).Dhe Ne e dihariquam atë me një çun të urtë.Dh ne e gëzuam me një djalosh të mirë. 102 فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَٰبُنَىَّ إِنِّىٓ أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ١٠٢ Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”Dhe kur fëmija u rrit aq sa t’i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të pres, çka mendon ti?” – O baba, - tha: “vepro ashtu siç je urdhëruar; njëmend do të bindesh, - nëse do Perëndia, se unë jam i durueshëm”.Dhe kur ai u rrit aq sa filloi të eci me të në punë (Ibrahimi) i tha: “O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të therë! Pa shiko ç’mendon ti?” “O im at – i tha ai – ti vepro ashtu si të urdhërohet. Do të jem, në dashtë All-llahu, prej durimtarëve”. 103 فَلَمَّآ أَسْلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلْجَبِينِ١٠٣ E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah,Dhe kur ata të dy u dorëzuan edhe e shtriu atë me fytyrë për toke, 104 وَنَٰدَيْنَٰهُ أَن يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ١٠٤ Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”Ne e thirrëm: “O Ibrahim,Ne e thirrëm: “O Ibrahim!
105 قَدْ صَدَّقْتَ ٱلرُّءْيَآ ۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ١٠٥ Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!ti madje e realizove ëndrrën. E, Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit,Ti e realizove ëndrën. Ne kështu i shpërblejmë ata që bëjnë vepra të mira. 106 إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْبَلَٰٓؤُا۟ ٱلْمُبِينُ١٠٦ Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!”Ajo ishte, njëmend, sprovë e vërtetë, e qartë”, 107 وَفَدَيْنَٰهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍۢ١٠٧ Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.Edhe Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh,Dhe e këmbyem me një kurban të madh, 108 وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ١٠٨ Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm;Kurse kujtimin e tij ua lam breznive të mëvonshme. 109 سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ١٠٩ Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!“Përshëndetja e madhe qoftë mbi Ibrahimin!”Shpëtimi qoftë me Ibrahimin! 110 كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ١١٠ Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.Ja, kështu, Na i shpërblejmë bamirësit,Ja, kështu ne i shpërblyem bëmirësat. 111 إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ١١١ Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar,Dhe ai me të vërtetë ishte rob yni besimtar. 112 وَبَشَّرْنَٰهُ بِإِسْحَٰقَ نَبِيًّۭا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ١١٢ Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.dhe Ne e kemi sihariquar atë me Is’hakun, pejgamber prej njerëzve të mirë,Dhe e gëzuam me Is-hakun, si lajmëtar nga të mirët,
113 وَبَٰرَكْنَا عَلَيْهِ وَعَلَىٰٓ إِسْحَٰقَ ۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحْسِنٌۭ وَظَالِمٌۭ لِّنَفْسِهِۦ مُبِينٌۭ١١٣ Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por në mesin e pasardhësve të tyre ka besimtarë dhe zullumqarë të hapët për veten e vet.Dhe e bekuam atë edhe Is-hakun, kurse ndër pasardhësit e atyre të dyve ka bamirës, por edhekeqbërës haptazi kundër vetes. 114 وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ١١٤ Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.Ne e kemi dhuruar Musain dhe Harunin.Ne e shpërblyem mirë Musanë dhe Harunin. 115 وَنَجَّيْنَٰهُمَا وَقَوْمَهُمَا مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ١١٥ I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.Dhe i kemi shpëtuar ata, të dy dhe popujt e tyre nga mjerimi i madh,Edhe ata të dy, edhe popujt e tyre, i shpëtuam nga një mundim i madh. 116 وَنَصَرْنَٰهُمْ فَكَانُوا۟ هُمُ ٱلْغَٰلِبِينَ١١٦ Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.dhe Ne i ndihmuam ata, e ata u bënë fitimtarë,Dhe u ndihmuam, andaj edhe ata ngadhnjyen. 117 وَءَاتَيْنَٰهُمَا ٱلْكِتَٰبَ ٱلْمُسْتَبِينَ١١٧ Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.dhe u dhamë atyre Librin e qartëDhe të dyve u dhamë Librin e qartë. 118 وَهَدَيْنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ١١٨ Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.dhe i udhëzuam ata dy në rrugë të drejtëDhe të dy i drejtuam në rrugë të drejtë, 119 وَتَرَكْنَا عَلَيْهِمَا فِى ٱلْءَاخِرِينَ١١٩ Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.dhe Ne u lamë kujtim të mirë atyre të dyve në mesin e brezave të mëvonshme.dhe kujtimin e të dyve ua ruajtëm breznive të ardhshme. 120 سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ١٢٠ (Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.“Përshëndetja e madhe qoftë mbi Musain dhe Harunin!”Qofshin shpëtuar Musa dhe Haruni!
121 إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ١٢١ Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.Ja, me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit,Ja, ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bëmirësit. 122 إِنَّهُمَا مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ١٢٢ Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.e, në të vërtetë, ata dy janë nga robërit Tanë besimtarë.Ata dy njëmend ishin nga robërit tanë besimtarë. 123 وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ١٢٣ Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve.Edhe Iljasi është, pa dyshim, nga profetët 124 إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ١٢٤ Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”(Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?”Kur i tha popullit të vet: “A nuk frikësoheni? 125 أَتَدْعُونَ بَعْلًۭا وَتَذَرُونَ أَحْسَنَ ٱلْخَٰلِقِينَ١٢٥ A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?Vallë, a i luteni ju Ba’lit (lloj idhulli), ndërsa e lëni Krijuesin më të mirë,A Ba’lën e adhuroni, e krijuesin më të mirë e leni pas shpine, 126 ٱللَّهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ١٢٦ All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë!”All-llahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve të lashtë”. 127 فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ١٢٧ Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.Ata e konsideruan gënjeshtar atë dhe për këtë shkak, me siguri, do të mbeten në dënim,Ata e përgënjeshtruan prandaj, me siguri, do të prezentojnë (në dënim), 128 إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ١٢٨ Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.pos robërve të sinqertë të Perëndisë.Përveç atyre robërve besnikë të All-llahut.
129 وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ١٢٩ Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë për brezat e mëvonshëm:Dhe ia ruajtëm kumtimin në breznitë e mëvonshme. 130 سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلْ يَاسِينَ١٣٠ “Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).“Përshëndetja e madhe qoftë për Iljasin!”pastë shpëtim Iljasi! 131 إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ١٣١ Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.Ja, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit,Ja, ne kështu i shpërblejmë bamirësit. 132 إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ١٣٢ S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar.Edhe ai është, me siguri, nga robërit tanë besimtarë. 133 وَإِنَّ لُوطًۭا لَّمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ١٣٣ Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.Dhe, me të vërtetë, Luti ka qenë njëri prej pejgamberëve.Edhe Luti është, pa mëdyshje, prej profetëve. 134 إِذْ نَجَّيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ أَجْمَعِينَ١٣٤ Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.(Përkujtoje) kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,Prandaj ne atë dhe tërë familjen e tij e shpëtuam, 135 إِلَّا عَجُوزًۭا فِى ٱلْغَٰبِرِينَ١٣٥ Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.pos plakës që ka mbetur me të tjerët (të dënurarit),Përveç gruas, që mbet me të dënuarit, 136 ثُمَّ دَمَّرْنَا ٱلْءَاخَرِينَ١٣٦ Pastaj të tjerët i rrënuam.pastaj i zhdukëm të tjerët,Kurse të tjerët i shfarosëm.
137 وَإِنَّكُمْ لَتَمُرُّونَ عَلَيْهِم مُّصْبِحِينَ١٣٧ E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)dhe me të vërtetë, ju kaloni pranë tyre në mëngjesDhe ju me siguri në agim kaloni kah ata, 138 وَبِٱلَّيْلِ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ١٣٨ e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?dhe natën, a nuk po mendoni?Edhe kur bie muzgu. A nuk do të mblidhni mendjen?! 139 وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ١٣٩ Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.Dhe, me të vërtetë, Junusi ka qenë njëri nga pejgamberët.Edhe Junusi është, me siguri, profet. 140 إِذْ أَبَقَ إِلَى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ١٤٠ kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).(Përkujtoje) kur ai iku deri te anija e mbushur përplot,Kur iku me një lundr të mbushur plot, 141 فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُدْحَضِينَ١٤١ E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).dhe hodhi shortin (me detarët), e ai ishte njëri prej tyre që i ra shorti (të hidhet në det),Tërhoqi shortin dhe shorti i ra atij, 142 فَٱلْتَقَمَهُ ٱلْحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٌۭ١٤٢ Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.dhe peshku e përbiu atë, e ai ishte i qortuar,Dhe e gëlltiti peshku, sepse ai e meritonte këtë, 143 فَلَوْلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلْمُسَبِّحِينَ١٤٣ E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit,Dhe sikur ai të mos ishte prej atyre që e lartësonte (All-llahun), 144 لَلَبِثَ فِى بَطْنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ١٤٤ Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve),Do të mbetej me siguri në barkun e tij deri në ditën kur do të ringjallen.
145 ۞ فَنَبَذْنَٰهُ بِٱلْعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٌۭ١٤٥ E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.dhe Ne e hodhëm në një vend të shkretë, e ai ishte i sëmurë,Por Ne e nxorrëm në një vend të shkretë, ndërsa ai ishte i sëmurë, 146 وَأَنۢبَتْنَا عَلَيْهِ شَجَرَةًۭ مِّن يَقْطِينٍۢ١٤٦ Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.dhe Ne bëmë që të dalë një bimë kungulli (përr t’i bërë hije),Dhe mbi të mbëltuam një lozë kungulli; 147 وَأَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ مِا۟ئَةِ أَلْفٍ أَوْ يَزِيدُونَ١٤٧ Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.dhe Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,Dhe atë e dërguam për njëqind mijë e më tepër njerëz. 148 فَـَٔامَنُوا۟ فَمَتَّعْنَٰهُمْ إِلَىٰ حِينٍۢ١٤٨ E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.dhe ata besuan, prandaj iu dhamë jetë të këndshme deri një kohë.Dhe ata i besuan, ndërsa Ne ata i kënaqëm deri në një afat të caktuar. 149 فَٱسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ ٱلْبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلْبَنُونَ١٤٩ E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”E pyeti ata (o Muhammed): “Vallë, a për Zotin tënd janë vajzat e për ta djemtë,Por ti pyeti! “A për Zotin tënd janë vajzat – e për ata – djemtë”, 150 أَمْ خَلَقْنَا ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثًۭا وَهُمْ شَٰهِدُونَ١٥٠ Apo, Ne i krijuam endjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!ose Ne i krijuam engjëjt si femra, e ata ishin dëshmitarë (për këtë)?Apo janë dëshmitarë se engjujt i kemi krijuar femra?” 151 أَلَآ إِنَّهُم مِّنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ١٥١ Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:Ja pra, ata për shkak të gënjeshtrave të veta, thonë:Ja, veni re se ç’thonë ata me shpifjet e tyre: 152 وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ١٥٢ “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).“Zoti ka lindur fëmijë” - ata në të vërtetë, janë gënjeshtarë.“All-llahu ka lind” dhe ata janë, pa fije dyshimi rrenacak.
153 أَصْطَفَى ٱلْبَنَاتِ عَلَى ٱلْبَنِينَ١٥٣ A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?Vallë, a vajzat i ka zgjedhë ai para djemve?Vallë, a vajzat i ka zgjedhur në vend të djemve? 154 مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ١٥٤ Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?Çka keni, si po gjykoni!?Ç’është me ju, si gjykoni?! 155 أَفَلَا تَذَكَّرُونَ١٥٥ A nuk jeni duke menduar?A nuk po mendoni?!A nuk mendoni? 156 أَمْ لَكُمْ سُلْطَٰنٌۭ مُّبِينٌۭ١٥٦ A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?A po, ju keni argument të qartë?Apo keni ndonjë argument të qartë? 157 فَأْتُوا۟ بِكِتَٰبِكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ١٥٧ Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!Sillni ju Librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!silleni librin tuaj, nëse flisni të vërtetën! 158 وَجَعَلُوا۟ بَيْنَهُۥ وَبَيْنَ ٱلْجِنَّةِ نَسَبًۭا ۚ وَلَقَدْ عَلِمَتِ ٱلْجِنَّةُ إِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ١٥٨ Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.Ata (idhujtarët), kanë bërë farefisni në mes Zotit dhe engjëjve, kurse engjëjt e dinë se ata (që flasin ashtu) do të hidhen në zjarr.Marrin e vejnë lidhje familjare ndërmjet Atij dhe engjujve, porse exhinët e dinë kaherë se ata do të hudhen në zjarr. 159 سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ١٥٩ All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.lavdi Allahut, qoftë i pastër Perëndia nga ajo që ata ia përshkruajnë Atij!Qoftë lartësuar All-llahu mbi atë që i përshkruajnë. 160 إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ١٦٠ Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).Përveç robërve të sinqertë të Zotit (që e adhurojnë Atë).Prveç robërve të sinqertë të All-llahut.
161 فَإِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ١٦١ E, as ju dhe as ata që i adhuroni,Me të vërtetë, as ju as ato që i adhuroni ju,As ju e as ata, të cilët i adhuroni 162 مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ بِفَٰتِنِينَ١٦٢ Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),nuk mund ta mashtroni askë kundër (Zotit),Nuk mund të shtini askë kundër Atij 163 إِلَّا مَنْ هُوَ صَالِ ٱلْجَحِيمِ١٦٣ Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.pos atij që do të digjet në zjarr.Përveç atij i cili edhe ashtu është për një zjarr. 164 وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٌۭ مَّعْلُومٌۭ١٦٤ E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.Çdonjëri prej nesh (engjëjve) e ka vendin e caktuar,Nuk është askush prej nesh që nuk e ka vendin e caktuar. 165 وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلصَّآفُّونَ١٦٥ Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),ne jemi ata që qëndrojmë në radhë,Ne gjithsesi jemi të radhitur. 166 وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلْمُسَبِّحُونَ١٦٦ Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).dhe ne jemi ata që i lutemi Atij (Perëndisë)!Dhe ne jemi ata që lavdërojmë. 167 وَإِن كَانُوا۟ لَيَقُولُونَ١٦٧ Po edhe pse ata ishin që thoshin:E ata (Kurejshitë), në të vërtetë, thonin:Edhe në qoftë se ata thonë: 168 لَوْ أَنَّ عِندَنَا ذِكْرًۭا مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ١٦٨ Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,“Sikur të kishim ne Librin që kanë pasur popujt e mëparshëm,“Sikur të kishim një libër si ata të mëparmit,
169 لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ١٦٩ Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Perëndisë.M siguri do të ishim robër besnikë të All-llahut!” 170 فَكَفَرُوا۟ بِهِۦ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ١٧٠ Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë.Ata e kanë mohuar Ate (Kur’anin), e së shpejti do ta dinë!Papëseprapë e mohuan, por kanë për ta ditur. 171 وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلْمُرْسَلِينَ١٧١ E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,Me të vërtetë, qysh moti është ditur premtimi ynë për robërit Tanë – pejgamberët.Por fjalët tona, tani më u janë thënë robërve tanë të dërguarve. 172 إِنَّهُمْ لَهُمُ ٱلْمَنصُورُونَ١٧٢ se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.Ata, me të vërtetë, do të jen të ndihmuar,Ata me të vërtetë do të jenë të ndihmuar. 173 وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلْغَٰلِبُونَ١٧٣ dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.dhe, me të vërtetë, ushtria jonë do të jetë fitimtare!Edhe ushtria jonë me siguri do të ngadhnjejë, 174 فَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍۢ١٧٤ Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.Andaj shmangiu atyre deri në një kohë,Prandaj për një kohë largohu prej tyre! 175 وَأَبْصِرْهُمْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ١٧٥ E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).dhe vëzhgojë ata, e do të vëzhgojnë edhe ata!Dhe mundësojau të shohin e ata do të shikojnë. 176 أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ١٧٦ A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?Vallë, a mos ata po kërkojnë shpejtimin e dënimit Tonë!A thua ata ta shpejtojnë dënimin tonë?!
177 فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمْ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلْمُنذَرِينَ١٧٧ E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.Kur t’iu bie dënimi, në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar është shumë i shëmtuar,E kur t’u afrohet, ditë e zezë ka për të krisur për ata që kanë qenë të thirrur! 178 وَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍۢ١٧٨ E ti largohu për një kohë prej tyre,andaj, shmangu prej tyre deri një kohë,Prandaj, largohu prej tyre për një kohë! 179 وَأَبْصِرْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ١٧٩ Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.dhe vëzhgo, e do të vëzhgojnë edhe ata!Dhe mundësojau, e ata do të shohin. 180 سُبْحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ١٨٠ I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata!I lartësuar është Zoti yt, Zoti i madhështisë prej asaj që i përshkruajnë ata! 181 وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلْمُرْسَلِينَ١٨١ Qoftë paqja mbi të dërguarit.Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët,Shpëtimi qoftë mbi të dërguarit! 182 وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ١٨٢ Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë!Kurse falënderimi është për All-llahun, Zoti i të gjitha botërave!