Surja 54
القمر
Al-Qamar
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱقْتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلْقَمَرُ١ Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).U afrua Çasti (Dita e Kijametit) dhe u ça Hëna!Momenti afrohet e hëna po coptohet! 2 وَإِن يَرَوْا۟ ءَايَةًۭ يُعْرِضُوا۟ وَيَقُولُوا۟ سِحْرٌۭ مُّسْتَمِرٌّۭ٢ Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”E ata, sa herë shohin mrekulli, kthehen dhe thonë: “Magji e përhershme!”E ata, kur shohin mrekulli, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Një magji në vazhdimësi!” 3 وَكَذَّبُوا۟ وَٱتَّبَعُوٓا۟ أَهْوَآءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍۢ مُّسْتَقِرٌّۭ٣ Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.Ata e përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe pasojnë kënaqësitë e tyre, e çdo gjë, madje, është e caktuar.Dhe përgënjeshtrojnë e pasojnë dëshirat e tyre, por çdo send është e caktuar. 4 وَلَقَدْ جَآءَهُم مِّنَ ٱلْأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ٤ Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).Dhe, u patën ardhë atyre, me të vërtetë, lajme të cilat shpiejnë frikë,U patën ardhur atyre lajme se çka është e ndaluar. 5 حِكْمَةٌۢ بَٰلِغَةٌۭ ۖ فَمَا تُغْنِ ٱلنُّذُرُ٥ Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!(Kur’ani është) dijeni e përsosur – por paralajmërimi nuk u bëri dobi,Urtësi e përsosur, por qortim i padobishëm, 6 فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَىْءٍۢ نُّكُرٍ٦ Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.andaj, shmangu prej tyre! Në Ditën kur do t’i thërret ta kasneci (ftuesi) në diçka të tmerrshme –Prandaj largohu prej tyre. Atë ditë kur lajmëtari i thërret në diçka të tmerrshme, 7 خُشَّعًا أَبْصَٰرُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ ٱلْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌۭ مُّنتَشِرٌۭ٧ Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.ata, me sy të përulur dalin nga varret, thua se janë karkaleca të shpërndarë,Do të dalin prej varreve kryeulur sikur karkalecë të shpërndarë, 8 مُّهْطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِ ۖ يَقُولُ ٱلْكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌۭ٨ Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.duke shpejtuar kah kasneci, e atëherë thonë mohuesit: “Kjo është ditë e vështirë!”Duke vrapuar drejtë lajmëtarit. Mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e rëndë”!
9 ۞ كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍۢ فَكَذَّبُوا۟ عَبْدَنَا وَقَالُوا۟ مَجْنُونٌۭ وَٱزْدُجِرَ٩ Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim.Para tyre (mekkasve) ka përgënjeshtruar populli i Nuhut: mohonin robin Tonë (Nuhun) dhe thonin: “I çmendur!” – dhe e pengonin (në tregimin e Shpalljes).Populli i Nuhit, përpara tyre, pat përgënejshtruar edhe robin tonë e quajtën rrenacak duke i thënë: “I marrë”! dhe ka qenë i penguar. 10 فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَغْلُوبٌۭ فَٱنتَصِرْ١٠ E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”Dhe, iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur (prej popullit tim), andaj Më ndihmo!”Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo” 11 فَفَتَحْنَآ أَبْوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٍۢ مُّنْهَمِرٍۢ١١ Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.Dhe, Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me ujë (shi) të rrëmbyeshëm,Dhe i hapëm dyert e qiellit krah më krah për ujin që rrodhi pa u ndalur, 12 وَفَجَّرْنَا ٱلْأَرْضَ عُيُونًۭا فَٱلْتَقَى ٱلْمَآءُ عَلَىٰٓ أَمْرٍۢ قَدْ قُدِرَ١٢ Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar.dhe, i kemi hapur burimet e tokës, e u takuan ujërat për një veprim që ka qenë i caktuar.Dhe e çamë tokën, shpërthyen burimet dhe uji u bashkua, siç kishte qenë caktuar, 13 وَحَمَلْنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَٰحٍۢ وَدُسُرٍۢ١٣ E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.E, atë e bartëm (në barkën) prej dërrasave dhe gozhdaveKurse atë e kemi bartu në atë (anije) prej dërrasash dhe hunjsh, 14 تَجْرِى بِأَعْيُنِنَا جَزَآءًۭ لِّمَن كَانَ كُفِرَ١٤ Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).e cila lundronte nën kujdesin Tonë, - ky ishte shpërblim për atë që ishte i përgënjeshtruar.Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar. 15 وَلَقَد تَّرَكْنَٰهَآ ءَايَةًۭ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ١٥ Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?Dhe, Ne atë e kemi lënë si dokument, e a ka kush që këshillohet (me të)?Dhe këtë e lamë si mësim, por a ka kush merr mësim? 16 فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ١٦ E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!dhe, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!Dhe çfarë ishte dënimi dhe vuajtja ime se!
17 وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ١٧ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim?Në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, – e a ka kush që këshillohet (me të)?Kurse Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, por a e pranon kush këshillën? 18 كَذَّبَتْ عَادٌۭ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ١٨ Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?Dhe, Adi ka përgënjeshtruar (të vërtetën), - e çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!Adi përgënjeshtroi, por çfarë ishte dënimi dhe vërejtja ime se! 19 إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًۭا صَرْصَرًۭا فِى يَوْمِ نَحْسٍۢ مُّسْتَمِرٍّۢ١٩ Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë.Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe frymë të stuhieshme – të pandërprerë –Ne atyre u dërguam, ditën e kobshme, një erë të ftohtë që fryente pa u ndalur 20 تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍۢ مُّنقَعِرٍۢ٢٠ I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.e cila i nxirrte njerëzit (prej strehimeve të tyre), thuase të ishin rrënjë të shkulura të hurmeve,Dhe i ngriste njerëzit sikur trupa të shkulur hurmash 21 فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ٢١ Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!Dhe çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se! 22 وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ٢٢ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?Në të vërtetë, Ne, Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, - e a ka kush që këshillohet (me të)?Kurse Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a është kush që ka marrë mend? 23 كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ٢٣ Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.Dhe Themudi i përgënjeshtroi paralajmëruesit Tonë –I përgënjeshtroi edhe Themudi vërejtjet 24 فَقَالُوٓا۟ أَبَشَرًۭا مِّنَّا وَٰحِدًۭا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذًۭا لَّفِى ضَلَٰلٍۢ وَسُعُرٍ٢٤ E thamë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!”ata thanë: “Vallë, a ta pasojmë një njeri nga mesi ynë?! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim në rrugë të humbur dhe të çmendur.“A të pasojmë dikë prej nesh?! – thoshte. Po ne atëherë, me siguri, do të ishim të humbur dhe të marrë.
25 أَءُلْقِىَ ٱلذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنۢ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌۭ٢٥ A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.Vallë, në mesin (e sa) prej nesh, t’i dërgohet Shpallja atij?! Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”A mu atij, nga mesi ynë, i është dërguar shpallja? Jo, por ai është rrenacak arrogant”. 26 سَيَعْلَمُونَ غَدًۭا مَّنِ ٱلْكَذَّابُ ٱلْأَشِرُ٢٦ Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!Nesër (së shpejti), do ta dinë ata se kush është gënjeshtari mendjemadh!“Nesër do të marrin vesh se kush është rrenacak arrogant! 27 إِنَّا مُرْسِلُوا۟ ٱلنَّاقَةِ فِتْنَةًۭ لَّهُمْ فَٱرْتَقِبْهُمْ وَٱصْطَبِرْ٢٧ Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.Ne, do ta dërgojmë devën për t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe bëhu i durueshëm.Ne ua dërguam deven që t’i provojmë, andaj shikoji dhe jij i durueshëm. 28 وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ ٱلْمَآءَ قِسْمَةٌۢ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍۢ مُّحْتَضَرٌۭ٢٨ Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.Dhe, lajmëroi ata se uji do të ndahet në mes tyre e devës, në çdo racion (shujtë) do të jetë prezent (ai që e ka rendin)!Dhe lajmëroi se uji është i ndarë ndërmjet tyre për çdo kohë pije do të prezentojnë me rend”. 29 فَنَادَوْا۟ صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ٢٩ Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.Ata e thirrën shokun e tyre, e ai mori guximin dhe e preu atë (devën) –Kurse ata thirrën shokun e tyre dhe ai u përgatit dhe e therri, 30 فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ٣٠ E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia?!Por çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se! 31 إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَكَانُوا۟ كَهَشِيمِ ٱلْمُحْتَظِرِ٣١ Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).Ne e dërguam te ta një ulurimë e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme,Ne u lëshuam atyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë sikur gjethe të thara që i mbledh kostari. 32 وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ٣٢ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë (të kuptueshëm) pë këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshilla, por a ka kush që merr këshillë?
33 كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍۭ بِٱلنُّذُرِ٣٣ Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.Edhe populli i Lutit i ka përgënjeshtruar paralajmërimet.Edhe populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet. 34 إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٍۢ ۖ نَّجَّيْنَٰهُم بِسَحَرٍۢ٣٤ Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.Ne, me të vërtetë, e kemi dërguar një fortunë mbi ta, pos në familjen e Lutit, këtë e shpëtuam në agim,Atyre u lëshuam uraganin, përveç familjes së Lutit të cilin e shpëtuam në agim. 35 نِّعْمَةًۭ مِّنْ عِندِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِى مَن شَكَرَ٣٥ (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.nga dhuntia Jonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falenderojnë.Nga mëshira jonë. Ja, kështu Ne shpërblejmë ata që falenderojnë. 36 وَلَقَدْ أَنذَرَهُم بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا۟ بِٱلنُّذُرِ٣٦ Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.Me të vërtetë, ai (Luti) i paralajmëroi ata me fuqinë e dënimit Tonë, e ata polemizuan duke i mohuar paralajmërimet.Ai u tërhoqi vërejtjen në forcën tonë, por ata e refuzuan këtë. 37 وَلَقَدْ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيْفِهِۦ فَطَمَسْنَآ أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ٣٧ Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!At aprej tij i kërkuan mysafirët e tij, e Ne ua fshimë sytë atyre (i verbuam): “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”Ata ia kërkuan (për çnderim) musafirët e tij, por ne ua verbëruam sytë. Shijone dënimin tim dhe kërcënimet e mia! 38 وَلَقَدْ صَبَّحَهُم بُكْرَةً عَذَابٌۭ مُّسْتَقِرٌّۭ٣٨ E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.E, të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.Dhe të nesërmen e gëdhiu një dënim i përhershëm. 39 فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ٣٩ Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!“Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!”Shijone dënimin dhe qortimin tim. 40 وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ٤٠ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?Me të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për (ta mësuar përmendësh) këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të)?Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a ka kush e merr këtë këshillë?
41 وَلَقَدْ جَآءَ ءَالَ فِرْعَوْنَ ٱلنُّذُرُ٤١ Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje.Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,Edhe familjes së Faraonit u kanë ardhur vërejtje. 42 كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَٰهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍۢ مُّقْتَدِرٍ٤٢ Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.por ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, andaj Ne i dënuam ata, ashtu siç dënon i Plotëfuqishmi dhe i Plotëpushtetshmi.Ata i mohuan të gjitah argumentet tona, andaj ne i dënuam ashtu si dënon i Forti, i Fuqishmi. 43 أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌۭ مِّنْ أُو۟لَٰٓئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَآءَةٌۭ فِى ٱلزُّبُرِ٤٣ A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?A mos vallë mohuesit tuaj (Mekkasit) janë më të mirë se ata (që u përmendën), apo ju keni ndonjë dekret në librat e shpallur?A janë mosbesimtarët tuaj më të fortë se ata apo ju keni ndonjë garancë në librat e qiellit? 44 أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌۭ مُّنتَصِرٌۭ٤٤ A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”Apo, ata thonë: “Ne jemi grup i pathyeshëm!”E këta të thonë: “Ne jemi grup ngadhnjimtarë”! 45 سَيُهْزَمُ ٱلْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ٤٥ Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.Së shpejti do të thyhet grupi dhe me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër) është më i tmerrshëm dhe më i idhët (se dënimi në këtë botë).Grupi së shpejti do të jetë i mundur dhe ata do të ikin. 46 بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَٱلسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ٤٦ Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.,Ndërkaq afati i tyre është Dita e kijametit, por Dita e kijametit është e rëndë dhe e hidhur. 47 إِنَّ ٱلْمُجْرِمِينَ فِى ضَلَٰلٍۢ وَسُعُرٍۢ٤٧ S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.Me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër).Mizorët, pa dyshim, janë në humbje dhe në zjarr. 48 يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِى ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا۟ مَسَّ سَقَرَ٤٨ Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuanie dënimin Sekar”. (emër i një Xhehennemi).Ditën që do të tërhiqen (me forcë) fytyrat e tyre në zjarr (e ju thuhet): “Shijoni zjarrin e xhehennemit!”Atë ditë kur të jenë futur në zjarr me fytyra teposhtë, “Shijone zjarrin e xhehenemit!”
49 إِنَّا كُلَّ شَىْءٍ خَلَقْنَٰهُ بِقَدَرٍۢ٤٩ Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.Ne, me të vërtetë, të gjitha i kemi krijuar sipas dispozitës,Ne çdo send e kemi krijuar me masë. 50 وَمَآ أَمْرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٌۭ كَلَمْحٍۭ بِٱلْبَصَرِ٥٠ Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.Urdhëri Ynë është vetëm një fjalë (në kryerjen e punëve – i shpejtë) sa çel e mbyllë sytë.Dhe urdhëri ynë është vetëm një sa çelë e mbyll sytë. 51 وَلَقَدْ أَهْلَكْنَآ أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ٥١ Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?E, Ne, madje i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju, - e a ka kush që këshillohet (me të)?!Ne ata që u ngjajnë juve i kemi shfarosur, por a ka kush merr këshillë? 52 وَكُلُّ شَىْءٍۢ فَعَلُوهُ فِى ٱلزُّبُرِ٥٢ Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.E, çkado që punojnë, ato janë në librat (e veprave të njerëzve)Dhe gjithë çka kanë punuar është në letra, 53 وَكُلُّ صَغِيرٍۢ وَكَبِيرٍۢ مُّسْتَطَرٌ٥٣ Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).të gjitha, të mëdha dhe të vogla, janë shënuar në rreshta.Dhe çdo send, i madh e i vogël, është në radhë. 54 إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍۢ وَنَهَرٍۢ٥٤ Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.Ata që i druajnë Perëndisë me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjveMe të vërtetë të devotshmit do të jenë në kopshte të xhennetit dhe lumenj, 55 فِى مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍۢ مُّقْتَدِرٍۭ٥٥ Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm.Në vendin e sigurt, te Sunduesi i Gjithfuqishëm.