Surja 76
الانسان
Al-Insaan
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1 بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ هَلْ أَتَىٰ عَلَى ٱلْإِنسَٰنِ حِينٌۭ مِّنَ ٱلدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْـًۭٔا مَّذْكُورًا١ Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur.Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).A mos i ka kaluar njeriut ndonjë pjesë e kohës kur nuk i është shpallur kurrgjë? 2 إِنَّا خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن نُّطْفَةٍ أَمْشَاجٍۢ نَّبْتَلِيهِ فَجَعَلْنَٰهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًا٢ Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh;Ne e kemi krijuar njeriun nga përzirja e farës për ta sprovuar dhe e kemi bërë që ai të dëgjojë dhe të shohë; 3 إِنَّا هَدَيْنَٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًۭا وَإِمَّا كَفُورًا٣ Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.Na, ia treguam atij rrugën, e ai (do të jetë) ose mirënjohës ose jomirënjohës;Ne e kemi udhëzuar njeriun në rrugë të drejtë, qoftë ai mirënjohës apo mohues. 4 إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلْكَٰفِرِينَ سَلَٰسِلَا۟ وَأَغْلَٰلًۭا وَسَعِيرًا٤ Ne për jobesimtërët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit.Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur pranga dhe zingjirë e zjarr të këndellur. 5 إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍۢ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا٥ S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë nga kupa (në xhennet), pije të përbërë me kambor.Me të vërtetë të sinqertit do të pijnë nga gota që është e bërë prej kafuri. 6 عَيْنًۭا يَشْرَبُ بِهَا عِبَادُ ٱللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفْجِيرًۭا٦ Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan;Nga burimi, ku do të pijnë robërit e All-llahut, të cilin do ta shpërndajmë shumë lehtë. 7 يُوفُونَ بِٱلنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًۭا كَانَ شَرُّهُۥ مُسْتَطِيرًۭا٧ Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah,Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen ditës, dëmi i së cilës është gjithpërfshirës, 8 وَيُطْعِمُونَ ٱلطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ مِسْكِينًۭا وَيَتِيمًۭا وَأَسِيرًا٨ Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër.dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim).Dhe ushqejnë me bukë për hirë të Tij të varfërit, bonjakun dhe të robëruarin.
9 إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمْ جَزَآءًۭ وَلَا شُكُورًا٩ Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.(Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim!“Ne ju ushqejmë vetëm për hirë të All-llahut, nuk dëshirojmë prej jush shpërblim as falenderim. 10 إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًۭا قَمْطَرِيرًۭا١٠ Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është sshumë vështirë.Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”.Ne frikësohemi nga zoti ynë, atë ditë kur do të ngrysen dhe të errësohen fytyrat”. 11 فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلْيَوْمِ وَلَقَّىٰهُمْ نَضْرَةًۭ وَسُرُورًۭا١١ Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim,Dhe ata All-llahu i ruan nga e keqja e asaj dite dhe u lëshon atyre butësi e gëzim, 12 وَجَزَىٰهُم بِمَا صَبَرُوا۟ جَنَّةًۭ وَحَرِيرًۭا١٢ Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta:Dhe për atë që kanë duruar i shpërblen me xhennet e rrobe të mëndafshta, 13 مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ ۖ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًۭا وَلَا زَمْهَرِيرًۭا١٣ Aty janë të mbështetur në koltukë dh aty nk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.(ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit),Mbështetur në kanape, ku nuk do të ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë, 14 وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَٰلُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًۭا١٤ Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qaur shumë afër.dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë.Dhe afër kanë hijen e tyre me fryte që do t’i mbërrin me dorë. 15 وَيُطَافُ عَلَيْهِم بِـَٔانِيَةٍۢ مِّن فِضَّةٍۢ وَأَكْوَابٍۢ كَانَتْ قَوَارِيرَا۠١٥ Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme.Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme,Do të jenë të shërbyer me enë të argjenta dhe gota të kristalta, 16 قَوَارِيرَا۟ مِن فِضَّةٍۢ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًۭا١٦ Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.Kristale nga argjendi, me madhësi sipas dëshirës,
17 وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًۭا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا١٧ Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me ZenxhebilKu do të pinë, nga gotat plot me pije me zengjebilë. 18 عَيْنًۭا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلْسَبِيلًۭا١٨ (nga) burimi aty që queht selsebil (i lehtë në të pimë).nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil.Aty ka një burim që quhet selsebil 19 ۞ وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَٰنٌۭ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًۭا مَّنثُورًۭا١٩ Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margairtarë të dërdhur.Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë.Dhe do t’i shërbejë rini e përjetshme që kur e shikon, mendon se janë xhevahirë të derdhur. 20 وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًۭا وَمُلْكًۭا كَبِيرًا٢٠ Dhe kur të shikosh sty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh.Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë.Dhe kur të shikosh atje, do të shohësh dhunti e mbretëri të mëdha, 21 عَٰلِيَهُمْ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضْرٌۭ وَإِسْتَبْرَقٌۭ ۖ وَحُلُّوٓا۟ أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٍۢ وَسَقَىٰهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًۭا طَهُورًا٢١ Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stoliur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre ujep të pijnë pije të pastër.Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme).Mbuluar me rrobe nga mëndafshi i hollë, i gjelbërt, dhe nga mëndafshi i rëndë, stolisurme rrathë të argjendët, dhe Zoti i tyre do t’ju japë të pijnë pije të pastër. 22 إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمْ جَزَآءًۭ وَكَانَ سَعْيُكُم مَّشْكُورًا٢٢ Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.(Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar.“Ky është, me të vërtetë, shpërblim i juaj. Mundi juaj është për mirënjohje!” 23 إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ تَنزِيلًۭا٢٣ Ne të shpallëm ty Kur’anin në intervale (pjesë-pjesë).Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe),Ne ty, kohë pas kohe, ta shpallim Kur’anin. 24 فَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ ءَاثِمًا أَوْ كَفُورًۭا٢٤ Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët!Prandaj qëndro deri në gjykimin e Zotit tënd dhe mos përfill as mëkatarin e as mosbesimtarët!
25 وَٱذْكُرِ ٱسْمَ رَبِّكَ بُكْرَةًۭ وَأَصِيلًۭا٢٥ Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje,Dhe përmende emrin e Zotit tënd në agim dhe pas dreke, 26 وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَٱسْجُدْ لَهُۥ وَسَبِّحْهُ لَيْلًۭا طَوِيلًا٢٦ Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.dhe, në një pjesë të natës kryej detyrat (falu) për Zotin, dhe falenderoje Atë natën, gjatë!Dhe në një kohë të natës bëni sexhde për Atë dhe lartësoje tërë natën. 27 إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ يُحِبُّونَ ٱلْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَآءَهُمْ يَوْمًۭا ثَقِيلًۭا٢٧ Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.E, me të vërtetë, këta (jobesimtarët) e duan jetën e këtushme, e nuk e përfillin Ditën e vështirë (Kijametin) që do t’u vie.Kurse, ja, ata e duan jetën e kësaj bote dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret. 28 نَّحْنُ خَلَقْنَٰهُمْ وَشَدَدْنَآ أَسْرَهُمْ ۖ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَآ أَمْثَٰلَهُمْ تَبْدِيلًا٢٨ Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre).Ata ne i kemi krijuar dhe e kemi forcuar lidhjen e tyre, nëse duam i zëvendësojmë me tjerë të ngjashëm si ata. 29 إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذْكِرَةٌۭ ۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًۭا٢٩ Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij, -Ky është mësim, andaj kush do merr të mbajë rrugën e mbarë që çon te Zoti i tij, 30 وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا٣٠ Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Perëndia – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm,Dhe ju nuk doni tjetër përveçse çka do All-llahu. All-llahu njëmend është shumë i dijshëm e i urtë; 31 يُدْخِلُ مَن يَشَآءُ فِى رَحْمَتِهِۦ ۚ وَٱلظَّٰلِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۢا٣١ Ai atë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.atë që don Ai, e shpie në mëshirën e Vet, e jobesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të rënda.Ai kë të dojë e shtje në mëshirë të veten, kurse për kriminelët ka dënim të dhembshëm.